VIDEO/ “Si mund ta japësh atë penallti”, shikoni reagimin epik të Dovedan pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 16:24

VIDEO/ “Si mund ta japësh atë penallti”, shikoni reagimin epik të Dovedan pas ndeshjes

Bylisi u mposht me përmbysje nga Skënderbeu, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, trajneri i skuadrës ballshiote, Dovedan, u shfaq tepër i befasuar nga vendimet e gjyqtarit, teksa deklaroi:

bandicam 2019-11-09 15-51-34-397

U befasuar nga vendosja e kundërshtarit? Pse skuadra u zgjua në 15 minuta për të reaguar?

Luajtën me 5 mbrojtës! Problemi jonë nisi që në momentin e penalltisë të humbur. Po të kishim shënuar do të ishte një tjetër lojë. Faulli te penalltia e dytë e Skënderbeut ishte tepër naiv! Pse duhet të shkaktohet ajo lloj penalltie?

A ke ankesa për gjyqtarin?

Penalltia e parë nuk ishte! Nuk ka lidhje fare me penalltinë. Si mund ta japësh atë penallti? Penalltia e dytë ishte!

Ky është futbolli, ndodh që edhe të përmbysesh, prandaj është i bukur! Nuk merrem me arbitrin, nuk kam asnjë koment.

Nuk mund të bëj dot asgjë tani. Ju i patë vet vendimet e arbitrit. Nuk mund të bëj një analizë të saktë të lojës! Nuk mund të flasim për analizë pas atyre vendimeve”, u shpreh Dovedan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"