Video/ “Si bilibilat nëpër molla”, Shameti dhe skuadra e Kukësit ia marrin valles pas triumfit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 23:37

Video/ “Si bilibilat nëpër molla”, Shameti dhe skuadra e Kukësit ia marrin valles pas triumfit

Kukësi ka festuar gjatë kthimit pas ndeshjes me Valetën. Verilindorët arritën të kualifikoheshin me golin që Dzaria shënoi. Shameti dhe Musolli kanë qenë protagonist absolut të festës në autobus.

festa

Ata kanë festuar nën ritmet e këngës “Si bilbilat nëpër molla”. Kukësi pritet të ndeshet në raundin tjetër me Karabakun e Ansi Agollit, nëse këta të fundit nuk bëjnë ndonjë surprizë .

Nuk kanë munguar duartrokitjet dhe brohoritma e futbollistëve të tjerë në autobus. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë një video nga festa e lojtarëve të Kukësit gjatë kthimit në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"