VIDEO/ Shumë tension, por pa gola. Skënderbeu dhe Dinamo ndajnë pikët në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2022 | 0:10

VIDEO/ Shumë tension, por pa gola. Skënderbeu dhe Dinamo ndajnë pikët në Korçë

Skënderbeu dhe Dinamo mbyllën javën e dytë të Kategorisë së parë, me sfidën mes dy pretendentëve që u mbyll në një barazim pa gola.

skenderbeu dinamo

Ndeshja nisi me një ritëm të ulët, por me shumë faulle dhe ndërhyrje. Rastet në pjesën e parë ishin të pakta, ndërsa në pjesën e dytë, skuadrat u zgjuan disi, por pa mundur të gjenin rrjetën.

Kështu Dinamo ndan kreun me katër skuadra të tjera, me nga katër pikë, ndërsa Skënderbeu shkon në kuotën e dy pikëve.

REZULTATI:

SKËNDERBEU 0-0 DINAMO

KOMENTI LIVE:

90+5′ Mbyllet sfida!

90+5′ Daja ndëshkohet me karton të verdhë.

90+2′ Sumaila përfiton nga një gabim në mbrojtje, me tentativën e tij të parë që ndalet nga Simoni, ndërsa e dyta përfundon jashtë, me Skënderbeun që humbet kështu rastin e artë për të gjetur avantazhin.

90′ Gjyqtari i katërt akordon 5 minuta shtesë.

90’ Zëvendësim te Skënderbeu. Largohet Liço dhe në vendin e tij futet Qeleshi.

88′ Zëvendësim te Dinamo. Largohet Denison dhe në vendin e tij futet Rexhinaldo.

84′ Listës së ndëshkuarve me karton të verdhë i bashkohet edhe Vecaj pas një ndërhyrje të gabuar.

82’ Vecaj lëshon një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij ndalet nga Simoni. Gjyqtari ndal lojën për shkak të një dëmtimi të Allmuçës.

81′ Liço ndëshkohet me karton të verdhë, pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

78′ Marku gjen një top me kokë, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

72′ Zëvendësim te Dinamo. Largohet Danaj dhe futet Diogo.

71’ Smaçi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Pecanit.

70’ Smaçi hedh një top në zonë për Ymerin, me këtë të fundit që tentoi me kokë, por Ruçi e ndal sferën pa probleme.

69′ Zëvendësim te Skënderbeu. Largohet Lika dhe në vendin e tij futet Vecaj.

67′ Allmuça ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

62’ Danaj lëshon një gjuajtje në hyrje të zonës, por Ruçi arrin ta ndalë dhe më pas topi shkon në shtyllë dhe në goditje këndi.

57’ Zguro hedh një krosim drejt zonës, por Pusi nuk e gjen dot topin, me Simonin që e kontrollon pa probleme.

57′ Ndihmëstrajneri i Skënderbeut, Gentian Liçi, ndëshkohet me karton të kuq për shkak të protestave.

47′ Zguro provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por topi devijohet në mur dhe më pas shkon jashtë në goditje këndi.

46′ Zëvendësim te Dinamo. Largohet Lilaj dhe në vendin e tij është futur Smaçi.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Ka 2 minuta shtesë.

38′ Frashëri ndëshkohet me karton të verdhë pas një reagimit për faullin e Ymerit. Karton i verdhë dhe  për këtë të fundit për ndërhyrjen e ahspër ndaj Liços.

35’ Zëvendësim i detyruar nga Dinamo. Largohet Imami dhe në vendin e tij futet Mija.

34’ Një gabim nga mbrojtja e Dinamos, me Sumailën që provoi të përfitonte, por tentativa e tij shkon jashtë.

29’ Migen Memelli proteston dhe për këtë arsye gjyqtari e ndëshkon trajnerin e korçarëve me karton të verdhë.

25’ Rrapa shkakton një faull në sulm dhe për këtë arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.

11′ Zëvendësim i detyruar te Skënderbeu. Largohet Beci i dëmtuar, në fushën e lojës mesfushori Peçani.

7′ Dinamo i afrohet golit me brazilianin Deninson, pasi shmang bukur 2 futbollistë, sulmuesi gjuan, por topi ndalet ne 2 kohe nga portieri Ruçi!

5′ Rritëm i kënaqshëm në këtë minuta, Skëndërbeu provon nga e djathta, por Frashëri gabon në krosim duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit.

1′ Starton sfida në Korçë!

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Ruçi, Zguro, Rapa, Prenci, Beci, Lika, Liço, Pusi, Frashëri, Ali Ramin, Abubakari.

Trajner: Migen Memelli

DINAMO: Simoni, Idakuo, Ymeri, Denison, Daja, Allmuça, Imami, Fetaj, Danaj, Lilaj, Marku.

Trajner: Nevil Dede

RENDITJA:

asdassd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"