VIDEO/ Shtylla, VAR dhe shumë emocione. Kukësi e Teuta ndajnë pikët të pakënaqur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2023 | 23:55

VIDEO/ Shtylla, VAR dhe shumë emocione. Kukësi e Teuta ndajnë pikët të pakënaqur

Kukësi dhe Teuta kanë ndarë sot nga një pikë në barazimin 0-0 mes tyre në “Kukësi Arena”. Një rezultat që nuk kënaq asnjë nga dy skuadrat që luftojnë për t’u larguar nga zona e ftohtë dhe synojnë të afrohen me ekipet që luftojnë për Europën.

bandicam 2023-04-30 16-59-17-336

Ndeshja ka qenë shumë e luftuar, me skuadrat që i janë afruar disa herë rrjetës, duke goditur secila nga një herë shtyllën dhe me VAR-in që u desh të ndërhynte për një moment delikat ku mund të kishte penallti për durrsakët.

Por në fund mbizotëroi “paqja” që lë të pakënaqur si vendasit që mbeten në zonën e ftohtë, ashtu edhe miqtë që nuk shkurtuan diferencën me ekipet që kanë më lart në renditje.

KUKËSI 0-0 TEUTA

NGJARJET KRYESORE

90’+8’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0.

90’+6’ Ndreca ndëshkohet me karton të verdhë.

90’+6’ Oshafi ka mundësinë e artë për të shënuar por gjuajtja e tij drejt portës ndalet në shtyllë.

90’+4’ Oshafi merr vendin e Grudës në momentet e fundit të ndeshjes.

90’+2’ Gj. Taipi kombinon mirë me Barbosën dhe tenton të shfaqet para portës por braziliani nuk ia kthen topin në kohë dhe shkakton faull ndaj Goxhajt.

90’ Jepen 7 minuta shtesë.

86’ Ndreca i dhuron Barbosës një mundësi të artë për të shënuar i vetëm në zonë, por në mënyrë të pabesueshme ai nuk gjen kontaktin me topin.

86’ Pas zhvillimit të goditjes nga këndi, E. Vila gjuan por nuk gjen portën vendase.

85’ Kallaku gjen hapësirë para zonës dhe provon me një gjuajtje të fortë, sfera devijohet në këndore.

82’ Dragoshi gjen në zonë Barbosën me një harkim perfekt nga e djathta, gjuajtja me kokë e brazilianit është shumë e gabuar.

79’ Domi tenton me një harkim në zonë, por çon topin direkt në duart e Qirkos.

75’ Hallaçi shton forcat në sulm duke larguar Momoh dhe aktivizuar Gabriel Barbosën.

73’ Gruda merr vendin e Dacit në radhët e durrsakëve.

71’ Mundësi e artë e Kukësit për të kaluar në avantazh. Gj. Taipi ekzekuton një goditje dënimi por gjen shtyllën, Basha vjen dhe gjuan me portën e boshatisur por fluturon sferën mbi traversë.

70’ E. Vila ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Taipit.

68’ Sh. Taipi dhe Domi hyjnë në fushë në vend të Xhonson dhe Delimexhac.

67’ Tension në fushë pas një përplasje, Delimexhac dhe Goxhaj ndëshkohen me karton të verdhë.

66′ Cjapi bën shenjë që ka faull në mesin e fushës ndaj Delimexhac, duke vazhduar ndeshjen pa penallti.

64’ Cjapi shkon të shohë vetë pamjet në VAR për këtë situatë.

61’ Kombinim mes Kallakut dhe Beqjas, ky i fundit rrëzohet në zonë por për gjyqtarin Cjapi ka vetëm këndore. Lojtarët durrsakë kërkojnë penallti, por vendasit duan faull në startin e aksionit.

58’ Basha merr vendin e Muratit në fushën e lojës në radhët e Kukësit.

54’ Predhë e Kallakut nga distanca, Halimi reagon mirë duke devijuar topin në këndore.

53’ Situata zhvendoset në anën tjetër ku Rashiti merr topin para zonës por ngatërrohet me këmbët e tij dhe rrëzohet duke humbur mundësinë për të gjuajtur.

53’ Daci merr topin nga e djathta në zonë dhe tenton me një gjuajtje të fortë, por nuk gjen portën e vendasve.

50’ Teuta është përsëri më kërkuese në këto minuta, duke bërë presing në çdo mbajtës të topit të vendasve.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime të tjera në radhët e dy skuadrave.

45’+4′ Mbyllet pjesa e parë.

45+1’ Çyrbja ndërhyn ashpër ndaj një futbollisti të Kukësit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

45’ Akordohen 4 minuta shtesë.

44’ Delimexhiç godet nga distanca drejt portës, por Qirko bën sërish një pritje të mirë.

39’ Gj.Taipi gjuan nga goditja e këndit drejt zonës, Murati gjen topin dhe godet me kokë, por Qirko bën sërish një pritje fantastike.

33’ Gj. Taipi gjuan me të majtën potente drejt portës, Qirko tregohet i vëmendshëm dhe bën një pritje fantastike.

31’ Delimexhiç përplaset me Beqjan, ka tension në fushë.

27’ Kotobelli largohet nga fusha pas një shqetësimi, në lojë futet Goxha.

24’ Gj. Taipi harkon në zonë, por topi devijohet nga mbrojtja durrsake.

16’ Kallaku gjuan nga goditja e dënimit, por nuk arrin ta shënjestrojë si duhet kuadratin.

12’ Marku godet nga jashtë zonës, por topi përfundon mbi kuadrat.

9’ Dragoshi ndërhyn ashpër ndaj Çyrbjas dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

5’ Emiliano Vila gjuan nga distanca, por topi përfundon jashtë.

1’ Gj. Taipi godet drejt portës, por nuk ka rrezik për Qirkon.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

KUKËSI: Halimi, Dragoshi, Ebert, Bytyçi, Ndreca, Delimedjac, Gj.Taipi, Momoh, Murati, Ousu, Rashiti

Trajner: Rraman Hallaçi

TEUTA: Qirko, Kuro, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Kallaku, Marku, E.Vila, Çyrbja, Daci

Trajner: Edi Martini

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"