VIDEO/ Shthuren Shpresat e Bushit, Anglia U-21 bën tris në Shkodër dhe “vallëzon” me mbrojtjen kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 22:53

VIDEO/ Shthuren Shpresat e Bushit, Anglia U-21 bën tris në Shkodër dhe “vallëzon” me mbrojtjen kuqezi

Shqipëria U-21 u mposht edhe në sfidën e gjashtë në grupin 3 eliminator, të vlefshmë për fazën kualifikuese drejt Europianit për 21-vjeçarë.shpresat u21

Në takimin e luajtur në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Anglia U-21 fitoi pastër me shifrat 0-3, duke dominuar në lojë dhe rezultat.

Ishullorët zhbllokuan shifrat që në minutën e 22-të, me një gol mjaft të bukur nga talenti i Mançester Sitit, Fill Foden. Ai gjuajti direkt nga goditja e dënimit, duke e çuar topin në fundin e rrjetës.

bandicam 2019-11-15 20-54-25-444

Në të 36-tën, miqtë fituan një penallti, por topi i goditur nga Bruster u ndal në shtyllë. Gjithsesi, goli i dytë erdhi në minutën e 43-të. Galager goditi me të majtën nga hyrja e zonës, e topi përfundoi në cepin e djathtë të portës së mbrojtur nga Hoxha.

Edhe pjesa e dytë, pati të njëjtin refren. Anglia dominoi duke kontrolluar topin, teksa erdhi edhe goli i tretë nga Nelson në minutën e 92-të, ku brenda zonës u fut dhe bënte ç’të donte me mbrojtjen kuqezi. Ndërkohë, i pafuqishëm sulmi i Shpresave. Me këtë humbje, Anglia U21 shkon në 12 pikë në krye të grupit, ndërkohë mbetet në 5 pikë ekipi i drejtuar nga Alban Bushi, në vendin e katërt..

 

 

FT | Shqipëri U21-Angli U21 0-3

GOL:  / Foden 22′, Galager 43′, Nelson 92′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Shqipëri U21-Angli U21 0-3

92’ GOL ANGLIA 0-3/ Shënojnë edhe të tretin anglezët, Nelson bën ç’të dojë brenda zone, dhe shënon edhe golin e tretë.

 

90′ 4 minuta shtesë.

86’ Tjetër ndërrim i Bushit. Çokaj i lë vendin Shehut.

85’ Mbyllet këtu ndeshja për kapitenin e Shqipërisë, Sherif Kallakun. Në fushë Imeri.

83’ Kolaj pothuajse nga mesi i fushës provon një goditje drejt e në portë, por portieri mik kthehet shpejt dhe e mban topin brenda vijave.

81’ Foden lë fushën e lojës. Tekniku anglez hedh në fushën e lojës Eze.

76’ Kryen edhe ndërrimin e tretë Bushi. Qardaku në vendin e Xhixhës.

74’ Goditje këndi për miqtë, që vazhdojnë të dominojnë në Shkodër.

72’ Ndërrimi i tretë te Anglia. Sesenjon në fushë, në vendin e Bruster.

63’ Dy ndërrime te Anglia. Panzo i lë vendin Xhastin. Ndërkohë, edhe Nelson në vendin e Uillok.

60’ Bushi bën edhe ndërrimin e dytë. Din Sula i lë vendin Tucit.

52’ Bruster gjendet para portës dhe godet me kokë, por e dërgon jashtë kuadratit.

47’ Kërcënojnë menjëherë miqtë. Galager godet nga brenda zone, por nuk gjen dot kuadratin.

46’ Nis pjesa e dytë. Bushi kryen menjëherë një ndërrim. Zejnulai në fushë, mbetet në dhomat e zhveshjeve Esat Mala.

Mbyllet pjesa e parë. Shqipëri U21-Angli U21 0-2

43’ GOL ANGLIA 0-2/ Vjen edhe goli i dytë nga miqtë. Me një të majtë nga jashtë zone, Galager godet dhe topi ndalet në cepin e djathtë të portës së Hoxhës, i cili e shoqëron topin vetëm me sy.

 

43’ Bruster futet mirë mes mbrojtjes, dhe del vetëm me Hoxhën. Godet fort, por ndalet nga portieri shqiptar.

36’ Godet Bruster nga 11-metra, por topi ndalet në shtyllë.

35’ Penallti për anglezët. Galager provon një goditje nga jashtë zone, por arbitri jep një penallti për prekje të topit me dorë nga Mersinaj. Protestojnë kuqezinjtë, por nuk ka dyshime arbitri kryesor i takimit.

33’ Godet Foden me një të majtë të fortë, vetëm në shtyllën e Hoxhës ndalet topi.

32’ Dejvis lëshon një të djathtë nga rreth 20 metra, topi mbi kuadratin e Hoxhës.

31’ Mala provon me një të majtë nga hyrja e zonës, Uillok e mbyll.

22’ GOL ANGLIA 0-1/ Foden zhbllokon shifrat në Shkodër. Talenti i Mançester Sitit, godet direkt nga goditja e dënimit, dhe topi përfundon në rrjetën e portierit Hoxha.

 

21’ Goditje dënimi për anglezët, në hyrje të zonës kuqezi.

17’ Xhejms lëviz bukur nga e djathta, hedh një top në qendët të zonës, por është Mersinaj që pastron zonën.

12’ Vazhdon aksioni i kuqezinjve, Çokaj provon me të djathtën nga rreth 25 metra, por kontrollon portieri kundërshtar.

12’ Maloku kroson nga e djathta, por Xhejms largon rrezikun me kokë.

3’ Xhixha kërkon të niset në të majtë, por ndalet menjëherë nga mbrojtja.

1′ Nis takimi në Shkodër.

 

FORMACIONET

SHQIPËRIA U21: Hoxha, Maloku, Bajrami, Mersinaj, Pëllumbi, Mala, Kallaku, Çokaj, Kolaj, Sula, Xhixha. Trajner: Alban Bushi.

ANGLIA U21: Remsdejl, Xhejms, Guehi, Godfrei, Panco, Uillok, Dejvis, Galager, Fouden, Grinud, Bruster. Trajner: Aidi Bothroid.

22

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"