VIDEO/ Shtatë vite më parë, shikoni çfarë i bënte Barcelona Realit më 29 nëntor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2017 | 22:40

VIDEO/ Shtatë vite më parë, shikoni çfarë i bënte Barcelona Realit më 29 nëntor

Si sot 7 vite më parë Barcelona shpartallonte Realin e Madridit me rezultatin 5-0. “Manita” e famshme që shkaktoi tërmet në klubin madrilen, aq sa trajneri i galaktikëve në atë periudhë Zhoze Murinjo deklaroi se ajo ndeshje i dilte vazhdimisht në ëndërr.

Spain Soccer La Liga

Barcelona e mbylli pjesën e parë në avantazhin e 2 golave, me autorë Ksavin në minutën e 10-të dhe Pedro në të 18-tën. Me fillimin e pjesës së dytë katalanasit shënuan edhe dy herë të tjera me David Vijën në minutën e 55-të dhe 58-tën, ndërsa për t’i vënë kapakun sfidës mendoi Luis Suarez në minutën e 91-t. Për ta sjellë dhe njëherë në memorie atë ndeshje, ndiqni videon e mëposhtme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"