VIDEO/ Shtatë kartonë të verdhë dhe një i kuq, gjyqtarët shqiptarë shkëlqejnë në sfidën e tensionuar të Ligës së Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2023 | 23:55

VIDEO/ Shtatë kartonë të verdhë dhe një i kuq, gjyqtarët shqiptarë shkëlqejnë në sfidën e tensionuar të Ligës së Konferencës

Një katërshe gjyqtarësh shqiptarë me kryesor Enea Jorgjin dhe asistentë të tij Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, si dhe gjyqtar të katërt Juxhin Xhaja, vendosën drejtësi në ndeshjen e 1/8-ave të Ligës së Konferencës mes Fiorentinës dhe Sivasporit, takim ky që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve.

Enea-Jorgji-750x507

Gjyqtari nga Elbasani, u shfaq autoritar në këtë duel, teksa nuk u kursye në kartona si për vendasit ashtu dhe për miqtë. Gjatë gjithë takimit Jorgji dha gjithsej 7 kartona të verdhë dhe një të kuq.

Jorgji Enea

Pesë kartona të verdhë për Fiorentinën dhe dy të tilla për Sivasspor. Në fund të sfidës ai dha një karton të kuq për lojtarin e turqve Gradel në minutën e 94. Edhe pse sfida ishte e tensionuar Jorgji së bashku me asistentët e tij ishin në lartësinë e duhur për një nivel të tillë europian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"