VIDEO/ Shtatë gola në “Air Albania”, Tirana shkërmoq Apoloninë në pjesën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2021 | 0:24

VIDEO/ Shtatë gola në “Air Albania”, Tirana shkërmoq Apoloninë në pjesën e dytë

Fitore spektakolare e Tiranës në “Air Albania” ndaj Apolonisë. Kampionët e Orges Shehit, shkërmoqën fierakët me rezultatin 5-2, teksa 4 golat u realizuan në pjesën e dytë.

Tirana999

Të besuarit e Kamaratës e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 1-2, teksa në fragmentin e dytë, bardheblutë vendosën diktatin, duke e dominuar totalisht këtë 45 minutësh, ku realizuan plot 4 herë. Vlen të theksohet fakti se në pjesën e dytë, Apolonia ishte thuajse inekzistente, ku daljet në sulm, ishin me pikatore.

Tirana festa

FT: TIRANA-APOLONIA 5-2

Batha 19′ , Torasa 51′, Batha 65′ (p), Ismailgeci 77′, Kale 90+1′  / Levendi 26′, 45+1′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi.

90+1′ GOOOOL TIRANA 5-2/ Të papërmbajtshëm bardheblutë! Pas asistit të Vairinen, futbollisti brazilian goditi saktë brenda zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës së Harizajt. 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

89′ Tirana e papërmbajtshme në pjesën e dytë, provon të shënojë edhe Vairinen, por gjuajtja e tij, devijohet dhe shkon në këndore.

86′ Zëvendësim i pestë te Tirana, largohet nga loja, Seferi, vendin e tij e merr Nuriu.

83′ Tjetër mundësi për skuadrën e Tiranës, por gabon totalisht Elton Kale.

82′ Shehi kryen edhe 2 zëvendësime të tjera, largohen Torasa dhe Ismailgeci, në lojë, Giamfi dhe Vrapi.

78′ Zëvendësim te Tirana, largohet Halili, vendin e tij e merr Vairinen.

77′ GOOOOL TIRANA 4-2/ Fantastik Ismailgeci! Mbrojtësi godet saktë me të majtën brenda zonës duke shtangur portierin Harizaj. 

74′ Apolonia kryen 2 zëvendësime të tjera, largohen Shanaj dhe Repaj në fushë Asllanaj dhe Zoga.

70′ Dominim absolut i Tiranës në këtë pjesë të dytë, asnjë zbritje e skuadrës fierake në portën e Bekajt.

66′ Apolonia kryen 2 zëvendësime largohet Omeri dhe Vasijl, në vendin e tyre Jeboah dhe Gjata.

65′ GOOOOL TIRANA 3-2/ Bardheblutë përmbysin gjithçka! Batha tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke mposhtur portierin Harizaj. 

64′ Penallti për Tiranën, pas rrëzimit të Kale brenda zonës, gjatë një dueli me Diop. Protestojnë fierakët. Ishte gjyqtari anësor ai që sinjalizoi 11-metërshin.

62′ Shans i artë për Tiranën me Elton Kale. Gjuajtja e brazilianit brenda zonës shkon ngjitur me shtyllën. Trajneri Shehi vendos duart në kokë.

56′ Dominim i Tiranës në pjesën e dytë. Kampionët e Orges Shehit, kërkojnë golin e tretë. Një ritëm i kënaqshëm në “Air Albania”

51′ GOOOOL TIRANA 2-2/ Vendoset baraspesha. Pas një gafe të fierakëve me topin e kthyer mbrapa nga Repaj, përfiton Seferi, i cili jep një asist për Torasën, që me portën e boshatisur nuk fal. 2-2!

48′ Provon të rrezikojë Tirana me Seferin, që devijon topin pas harkimit të Halilit nga e djathta, por i vëmendshëm portieri Harizaj, që tregon reflekset.

46′ Starton pjesa e dytë, Shehi kryen menjëherë zëvendësim, largohet nga fusha Toli, në vend të tij, Kale.

Përfundon pjesa e parë.

Apolonia

45+1′ GOOOOL APOLONIA 1-2/ Fierakët përmbysin sfidën me Levendin, i cili realizon dopietë. Pas shpërthimit fantastik të Haxhiut nga e djathta, topi më pas ka shkuar te Levendi, duke përshëndetur për herë të dytë rrjetën. Në kampin bardheblu ka sërish pretendime për pozicion jashtë loje. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

41′ Kundërpërgjigjet Tirana me Seferin, por gjuajtja e tij ishte e lehtë dhe përfundoi drejt e në duart e Harizajt.

40′ Një mundësi mjaft e mirë për Apoloninë, ishte Levendi që provoi me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkoi ngjitur me shtyllën pingule.

39′ Apolonia fiton goditjen e parë nga këndi, pas devijimit të Behiraç.

38′ Pas një harkimi nga e majta, Sota provon me kokë, por topi ndalet pa probleme nga portieri Bekaj.

32′ Një sfidë e luftuar dhe korrekte, bardheblutë e Orges Shehit, shfaqen më kërkuesë, teksa Apolonia provon të surprizojë herë pas here me daljet e rrezikshme.

28′ Tirana pretendon për penallti pas rrëzimit të Halilit brenda zonës, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

26′ GOOOOL APOLONIA 1-1/ Vendoset baraspesha në “Air Albania”. Levendi ndëshkon Tiranën. Pas asistit të Vasilj,, futbollisti Levendi nuk fal me portën e boshatisur. Në kampin bardheblu kanë pretendime për pozicion jashtë loje. 

25′ Kombinim mjaft i bukur Torasa-Seferi, me këtë të fundit që provon në hyrje të zonës, por tentativa e tij shkoi shumë larg kuadratit.

19′ GOOOOL TIRANA 1-0/ Zhbllokohet sfida! Batha provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, topi devijohet në murin mbrojtës nga Haxhiu duke ndryshuar trajektoren dhe duke përfunduar në fundin e rrjetës. 

15′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Taulant Seferi i vetëm përballë portierit. Sulmuesi bën më të vështirën duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit. Nuk iu besojnë syve në kampin bardheblu.

13′ Tirana fiton goditjen e parë nga këndi në këtë sfidë!

12′ Ende asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive, loja është përqëndruar më së shumti në mesin e fushës, ku nuk mungojnë duelet e shumta.

6′ Toli zihet në pozicion jashtë loje, pamjet i japin të drejtë gjyqtarit anësor, Kociaj.

3′ Tirana provon të marrë frenat e lojës në dorë, por fierakët shfaqen agresivë në këto minuta të para, duke mos lejuar shumë hapësira për bardheblutë.

1′ Ka startuar sfida! Topin e parë nga qendra e luajnë fierakët.

FORMACIONET ZYRTARE:

Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Toshevski, Najdovski, Batha, Seferi, Torasa, Behiratçe, Celhaka, Halili, Toli. Trajner: O. Shehi

Apolonia: Harizaj, Asllanaj, Mihana, Smaçi, Levendi, Sota, Omeri, Shanaj, Vasilj, Diop, Haxhiu. Trajner: F. Kamarata

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"