VIDEO/ Shtangu Bekajn në përballjen ndaj Tiranës, lojtari i Zrinjskit tani realizon një supergol nga goditja e këndit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2022 | 0:36

VIDEO/ Shtangu Bekajn në përballjen ndaj Tiranës, lojtari i Zrinjskit tani realizon një supergol nga goditja e këndit

Mesfushori i Zrinjskit, Niko Jankoviç, duket se është “abonuar” me golat spektakolar në Ligën e Konferencës.

SUPERGOLI

Më datën 28 korrik, mesfushori kroat shtangu portierin Bekaj, me një gol fantastik të realizuar nga distance, në minutën e 25-të, të sfidës së zhvilluar në Bosnjë, teksa mbrëmjen e sotme, nxorri nga repertori  i tij një tjetër gol fantastik.

Jankoviç i dhuroi fitoren 1-0 Zrnjskit, në ndeshjen e parë të turit të tretë ndaj Tobolit. Në minutën e 76-të, Jankoviç do t’i mrekullonte të gjithë ku me një ekzekutim mjeshtëror nga goditja e këndit, e dërgoi topin në rrjetë. Një gol me mjaft peshë ky i 20-vjeçarit që është duke shkëlqyer te skuadra e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"