VIDEO/ Shtanget Lacio e Strakoshës, Udineze i shënon 3 gola në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2020 | 14:46

VIDEO/ Shtanget Lacio e Strakoshës, Udineze i shënon 3 gola në shtëpi

Lacio e Thomas Strakoshës ka zhgënjyer në shtëpi, duke u mposhtur me rezultatin 1-3 nga Udineze në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Serisë A. Humbja e tretë për të kaltërit e Inzagit, të cilët janë shumë larg pritshmërive këtë sezon.

Udine

Pavarësisht se u rikthye si titullar pas një mungese afro 1 mujore, gardiani shqiptar, nuk arriti të shmangte këtë humbje të hidhur të skuadrës së tij.

Arslan, Puseto dhe Foresteri ishin autorët e golave për bardhezinjtë, ndërkohë që për Lacion, golin e vetëm e shënoi Imobile me penallti në minutën e 74.

FT: LACIO-UDINEZE 1-3

GOLI I ARSLAN:

GOLI I PUSETOS:

GOLI I FORESTERIT:

GOLI I IMOBILES:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"