VIDEO/ Shtanget Flamengo, Al-Hilal i jep leksion dhe kualifikohet në finalen e Botërorit të Klubeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 22:32

VIDEO/ Shtanget Flamengo, Al-Hilal i jep leksion dhe kualifikohet në finalen e Botërorit të Klubeve

Rezultat surprizues në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve. Flamengo u mposht nga skuadra nga Arabia Saudite, Al-Hilal, me rezultatin 2-3, në duelin e zhvilluar në stadiumin “Sade Ibn Batouta”, duke siguruar një biletë për në finalen e madhe, ku do të përballet me fituesin e Al-Ahli – Real Madrid, duel ky që do të zhvillohet ditën e nesërme.

Al Hilal

Për sa i përket ndeshjesh së sotme, skuadra nga Arabia Saudite, kaloi e para në avantazh në minutën e katërt me anë të Al Dausarit, në minutën e katërt, i cili shënoi me penallti, ndërkohë që Pedro barazoi shifrat në minutën e 20-të.

Brazilianët mbetën me 10 lojtarë në minutën 45+8’ pas daljes me kartonin e dytë të verdhë nga Gerson, ndërkohë që ishte përsëri Al Dausari që në minutën 45+9 shënoi me penallti.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjera që mbajnë firmën e Vietos për Al-Hilal dhe Pedros për Flamengon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"