VIDEO/ Mesfushori shqiptar në “top formë”, i shënon dy supergola Napolit në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 23:49

VIDEO/ Mesfushori shqiptar në “top formë”, i shënon dy supergola Napolit në Kupë

Talenti me origjinë shqiptare, Nedim Bajrami i cili aktivizohet në rradhët e skuadrës së Empolit, ka treguar një paraqitje mbresëlënëse ditën e sotme ndaj Napolit, duke realizuar 2 supergola, të cilët gjithsesi nuk kishin shumë vlerë, pani Napoli triumfoi 3-2 dhe kaloi në fazën tjetër.  

bajrami

Fillimisht mesfushori shënoi në minutën e 33’, golin i cili ishte i pari për Empolin, teksa ishte një realizim perfekt nga brenda zone.

Akoma më i bukur ishte goli në minutën e 68, ku Bajramaj pas një pasimi të marrë, lëshon një predhë nga jashtë zone, me topin që ndalet në fundin e rrjetës, duke mos i lënë portierit asnjë mundësi për të reaguar.

VIDEO/ Napoli mund Empolin dhe kualifikohet për më tej në Kupën e Italisë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"