VIDEO/ Shqiptarët shkëlqejnë në Zvicër, supergola dhe asist për Domgjonin dhe Kolollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2018 | 18:29

VIDEO/ Shqiptarët shkëlqejnë në Zvicër, supergola dhe asist për Domgjonin dhe Kolollin

Janë luajtur ditën e sotme pjesa e mbetur e ndeshjeve të javës së 13-të të Super Ligës zvicerane. Bazeli i Taulant Xhakës arriti që të fitonte me vështirësi përballë skuadrës së Luganos me rezultatin 3-2.

12-TOP-Domgjoni

Ndërsa për tu theksuar vlen të përmendet pozicioni i lojtarit të Kombëtares, Xhakës i cili ka lautjur si mbrojtës qëndror. Ndërkohë në ndeshjen tjetër midis Luzernit dhe Zyrihut kanë qenë këta të fundit që kanë fituar me rezultatin 2-5. Në këtë ndeshje pati një shkëlqim të dy lojtarëve shqiptarë, Toni Domgjonit dhe Benjamin Kolollit.

jhagfsfsd

I pari që kaloi në avnatazh Zyrihun ishte domgjoni me një supergol të shënuar nga distanca. Ndërkohë në këtë ndeshje ka qenë edhe Benjamin kololli i cili shënoi golin e tretë për skuadrën e tij dhe asistoi të katërtin.

Lenjani

Në ndeshjen midis Sionit dhe St. Gallen nuk pati shumë histori me këta të fundit që fituan me rezultatin 0 me 1. Nga minuta e parë në këtë sfidë luajti si gjithnjë Emir Lenjani si një mesfushor i krahut të majtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"