VIDEO/ Shqiptarët shënojnë dy herë e puthin flamurin shqiptar në Kroaci, shikoni golat e Uzunit dhe Kastratit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2019 | 23:15

VIDEO/ Shqiptarët shënojnë dy herë e puthin flamurin shqiptar në Kroaci, shikoni golat e Uzunit dhe Kastratit

Lokomotiva e Zagrebit luajti ndeshjen e javës së 17-të në Kroaci ditën e sotme, në shtëpi ndaj Goricës, ku fitoi thellë me shifrat 4-0.

KAstrati

Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin 2-0 të Lokomotivës, dhe dy shqiptarë kanë shënuar të dy golat, për vetëm 60 sekonda. Sulmuesi i Kosovës, Lirim Kastrati zhbllokoi shifrat në minutën e 40-të, me një goditje rrafsh me tokën. Ky i fundit, teksa shkoi të festonte, nxori edhe një bluze me flamurin shqiptar, për të treguar mbështetjen për kombin tonë në këto orë të vështira pas tërmetit. Në fushë ishin edhe dy shqiptarët e tjerë, Jon Mersinaj dhe Enis Çokaj. Madje, ky i fundit shkoi dhe e puthi flamurin shqiptar në fanellë.

cokaj puth flamurin shqiptar

Ndërkohë, vetëm një minutë më pas, golin e dytë e shënoi Myrto Uzuni. Pas një krosimi nga e djathta, Uzuni u gjend i vetëm përballë portierit kundërshtar, dhe shtyu topin në rrjetë për të dyfishuar rezultatin.

 

Në pjesën e dytë, erdhi edhe një autogol nga Marina, si dhe Toliç shënoi të katërtin. Me këtë fitore, Lokomotiva e Zagrebit shkon në vendin e tretë me 28 pikë. Ndërkohë, ky ishte goli i tretë në kampionat për Uzunin, si dhe i gjashti për Kastratin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"