VIDEO/ Shqiptarët i bëhen makth Krajovës, ish-futbollisti i Tiranës shënon me roveshatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2021 | 19:51

VIDEO/ Shqiptarët i bëhen makth Krajovës, ish-futbollisti i Tiranës shënon me roveshatë

Shqiptarët i janë bërë makth skuadrës rumune të Krajovës. Pas i eliminoi Laçi në Ligën e Konferencës një tjetër shqiptar i ka ndëshkuar rumunët, por kësaj radhe në kampionat.

enriko papa

Bëhet fjalë për mesfushorin shqiptar Enriko Papa. 28-vjeçari është prej 3 vitesh pjesë e Botoshanit në Rumani, skuadër ku mban dhe shiritin e kapitenit. Ditën e sotme, Papa realizoi një super gol në sfidën e vlefshme për javën e dytë të kampionatit rumun, pikërisht kundër Krajovës. Ish-futbollisti i Tiranës mposhti portierin kundërshtar me një roveshatë të bukur ku ndodhej totalisht me shpinë nga porta. Papa i la të gjithë gojëhapur me golin e realizuar teksa shokët e skuadrës vrapuan drejt tij për ta përgëzuar.

Enriko Papa ka nisur karrierën tek Apolonia dhe është aktivizuar për disa skuadra në Superiore si Tirana, Teuta, Lushnja e Bylisi. Kujtojmë se së bashku me 28-vjeçarin te Botoshani aktivizohet dhe ish-futbollisti i Partizanit Realdo Fili.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"