VIDEO/ “Shqiponja” e Llullakut i jep 3 pikët e para rumunëve të Astras, Qaka dëmtohet pas 22 minutash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2018 | 22:53

VIDEO/ “Shqiponja” e Llullakut i jep 3 pikët e para rumunëve të Astras, Qaka dëmtohet pas 22 minutash

Sulmuesi i Kombëtares, Azdren Llullaku, duke se ja ka marrë dorën golave në kampionatin rumun dhe nuk e ka harruar zakonin. Pas një eksperiencave për t’u harruar në kampionatin kazakistanas dhe në Serinë B italiane, sulmuesi është transferuar së fundmi te Astra, duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

llullaku shqiponje

Në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Steauas së Kamer Qakës, Lllullaku gjeti rrugën e rrjetës duke goditur bukur me kokë mas një harkimi nga këndi. Ndeshja u mbyll me fitoren 1-0 të Astras, ku mjaftoi vetëm goli i Llullakut për të marrë 3 pikët e para në kampionat.

Nuk mund të mungonte festa me shqiponjë, ndër më të preferuarat të 30-vjeçarit. Për sa i përket mesfushorit shqiptar, Kamer Qaka, ai e nisi ndeshjen nga stoli, teksa u hodh në lojë menjëherë sapo filloi pjesa e dytë. Por, mesa Qaka ka qenë i pafat, dhe në minutën e 77-të, la fushën e lojës i dëmtuar.

Llullaku gol on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"