VIDEO/ Shqipëria U21 barazon në minutën e 95-të ndaj Kosovës, por mbyll grupin duke kaluar vetëm Andorrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2022 | 23:30

VIDEO/ Shqipëria U21 barazon në minutën e 95-të ndaj Kosovës, por mbyll grupin duke kaluar vetëm Andorrën

Shqipëria U-21 e ka mbyllur me një barazim 1-1 ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Europianit përball Kosovës.

56546456

 

Shpresat e drejtuara nga Alban Bushi arritën ta gjenin golin e barazimit vetëm në sekondat e fundit të takimit me anë të Ruçit që vulosi fatet e sfidës, duke ju përgjigjur golit të Krasniqit në pjesën e parë.

Shqipëria U-21 i mbyll kështu këto kualifikuese në vendin e 5-të të grupit duke lënë pas vetëm Andorrën e vendit të fundit.

Shqipëri 1-1 Kosovë

Ruçi 95’/ Krasniqi 32′,

KOMENTI:

97′ Mbyllet sfida.

95′ Goooooool Shqipëria, Ruçi gjen golin në frymën e fundit.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

88′ Tre zëvendësime te Kosova, në fushë Rexhaj, Mehmeti, Ibrahimi, largohen Sadriu, Zabergja dhe Zeqiri.

87′ Zëvendësim te kquezinjtë del Karrica në vendin e tij Ruçi.

85′ Ismajlgeci gabon nga pika e bardhë e penalltisë.

84′ Arbitri akordon penallti për kuqezinjtë pas një rrëmuje në zonë.

83′ Krasniqi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

82′ Muçi provon driblimet në hyrje të zonës, ndalet nga mbrojtja e Kosovës.

81′ Alban Bushi vendos duart në kokë, shkak një krosim i gabuar i Karricës.

80′ Kosova provon përsëri, goditjet nga distanca përfunojnë jashtë.

78′ Ndërpritet loja, Sadriu mbetet i dëmtuar pas duelit me Karricën.

76′ Zeqiri provon nga distanca, tentativa e tij shkon jashtë.

74′ Zëvendësim te Kosova, del Veliu në fushën e lojës Tahiri.

73′ Muçi avancon me shpejtësi drejt zonës, ndalet në hyrje të saj pa faull.

72′ Tjetër harkim i Markut, askush nuk mbërrin për të devijuar topin.

69′ Toçi nuk arrin të devijojë drejt rrjetës një krosim fantastik të Markut.

64′ Dardanët pranë të dytit, Puja i mohon golin me një superpritje.

62′ Mario Mitaj mbyll një tentativë të rrezikshme të Veliut, arbitri akordon fundoren.

60′ Hoti i vetëm përball Pujës, goditja e tij është e gabuar dhe përfundon jashtë.

59′ Marku ndëshkohet me karton të verdhë.

58′ Karrica provon me një goditje nga distanca, tentativa e tij ndalet nga mbrojtja e “Dardanëve”.

56′ Zëvendësohet autori i golit, në fushë Smakaj.

56′ Krasniqi ndëshkohet me të verdhë për protesta.

55′ Zeqiri provon te surprizoi Pujën me një goditje me kokë, topi përfundon jashtë.

53′ Gabime të shumta nga ana e të dyja skuadrave, rezultati vazhdon të mbetet i pandryshuar.

50′ Cara provon të avancojë drejt zonës, mbrojtja e Kosovës ndal sulmuesin.

48′ Marku provon me një harkim drejt zonës, Hoti spastron gjithçka.

46′ Kalaj zëvendësohet, në vendin e tij Tedi Cara.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+2 Mbyellet pjesa e parë.

44′ Tjetër mundësi për Kosovën, Puja shikon topin të përfundoi jashtë pak centimetra larg shtyllës.

43′ Krasniqi provon me një goditje spektakolare nga mesfusha, traversa shpëton Pujën.

43′ Celhanka ndëshkohet me karton të verdhë.

41′ Shansi më i mirë për Shqipërinë, tentativa e Toçit përfundon ngjitur me shtyllën.

40′ Presing i kuqezinjve në sulm, mbrojtja e Kosovës largon topin duke e shkelmuar përpara.

38′ Zëvendësim te  Shqipëria, Toçi aktivizohet në vendin e Rrapajt.

35′ Marku provon nga  krahu i djathtë, shkakton faull dhe loja ndalet.

32′ GOOOOL Kosova, Krasniqi lëviz bukur në zonë dhe gjen golin e avantazhit.

31′ Marku provon me një harkim të bukur nga e djathta, topin nuk e mbërrin askush.

30′ Ismailgeci provon një skemë me Rrapajn nga një goditje standarte, tentativa e tij ndalet që në start.

28′ Vazhdon loja e ashpër, Karrica mbetet i dëmtuar pas përplasjes me mbrojtjen e Kosovës.

27′ Veliu rrezikon kartonin e dytë të verdhë, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Selmanit.

25′ Kuqezinjtë provojnë të avancojnë, Dardanët nuk lejojnë krijimin e hapsirave.

22′ Krasniqi provon me një top në shtyllën e dytë, askush nuk e mbërrin.

20′ Zeqiri provon me një top në shtyllën e dytë mbrojtja kuqezi spastron zonën.

17′ Kalaj ndërhyn në mënyrë të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

15′ Zeqiri provon me një top të gjatë në krahun e djathtë, Hoti nuk i’a del ta mbajë në lojë.

13′ Veliu kërkon një penallti dhe rrëzohet në zonë, arbitri i tregon kartonin e verdhë për simulim.

12′ Ismailgeci provon me një top drejt zonës, mbrojtja e Kosovës mbyll gjithçka.

10′ Muçi ndërshkohet me karton të verdhë për një simulim pranë zonës.

9′ Zeqiri shërbehet bukur në zonë, por Puja kupton idenë, del dhe kontrollon topin.

7′ Celhanka provon me një top në thellësi, mbyll mbrojtja dardane.

6′ Kosova provon depërtimet nga krahu, kuqezinjtë mbrohen mirë.

3′ Rrapaj provon me një goditje nga jashtë zonës, tentativa shkon jashtë.

2′ Kosova pretendon për penallti pas rrezimit të Veliut në zonë, arbitri bën shenjë që loja të vazhdojë.

1′ Starton sfida

FORMACIONET:

Shqipëria U-21: Puja, Marku, Selmani, Kalaj, Mitaj, Ismailgeci, Çelhanka, Kraja, Rrapaj, Muçi, Karrica

Trajner: Alban Bushi

Kosova U-21: Nreca, Hoti, Zumberi, Sadriu, Aliu, Krasniqi, Zyba, Krasniqi, Zeqiri, Veliu Zabergja

Trajner: Albert Bunjaki

RENDITJA:

656456456

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"