VIDEO/ Shqipëria U19 mposhtet nga Belgjika, zbehen shanset për kualifikimin e kuqezinjve

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 21:24

Kombetarja U-19 LAJMI KRYESOR Të fundit

VIDEO/ Shqipëria U19 mposhtet nga Belgjika, zbehen shanset për kualifikimin e kuqezinjve

Shqipëria U-19, e drejtuar nga Nevil Dede, është mundur me rezultatin 2-1 nga Belgjika U-19, në një ndeshje të vlefshme, për Grupin 4 eliminator.

bandicam 2019-11-16 21-24-10-662

Kjo humbje ka zbehur shanset për kualifikimin e kombëtaren, që pësoi kështu humbjen e dytë, pas asaj me Greqinë. Tashmë në ndeshjen kundër Islandës nevojtet një fitore me goleadë.

Kuqezinjtë pësuan dy gola në pjesën e parë, ndërsa në të dytën presuan më shumë, me rezultat të arrijnë të shënojnë në minutën e 77-të, me anë të Brojës, i cili nuk fali para portës.

Minutat e mbetura kuqezinjtë janë munduar të gjejnë golin e barazimit që do t’i mbante në lojë për kualifikimin, por nuk mundën.

Një ndeshje më e mirë kjo e zhvilluar nga kuqezinjtë, në krahasim me atë të Greqisë të disa ditëve më parë.

 

Belgjikë U19- Shqipëri U19 2-1
(Van Der Brempt 10′, De Ketelaere 45+1’/ Broja 77′)

GOOOLL Broja nuk fal para porte, dërgon topin në rrjetë

Gol ! Belgjika shënon të dytin, De Ketelaere gjen rrugën e rrjetës.

 Gol ! Van Der Brempt kalon Belgjikën në avantazh.

Formacionet zyrtare:

Belgjika: Vandervordt, Lisens, Kana, Raskin, Mbajo, Onana, Kolasin, Kuipers, De Ketelaere, Van Der Brempt, Vandermeulen.

Shqipëria: Malaj, Shiba, Shima, Pici, Mero, Cuni, Morina, Rrapaj, Bozhanaj, Broja, Dobra.

FORMACIONI

/PANORAMASPORT.AL/

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com