VIDEO/ Shqipëria U-19 shkëlqen në miqësore, dopieta e Toçit rrëzon Malin e Zi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2021 | 23:06

VIDEO/ Shqipëria U-19 shkëlqen në miqësore, dopieta e Toçit rrëzon Malin e Zi

Shqipëria e 19-vjeçarëve ka shkëlqyer në miqësoren e luajtur kundër Malit të Zi duke triumfuar me rezultatin e pastër 1-3.bandicam 2021-10-08 16-54-22-023

Kuqezinjtë luajtën një pjesë të parë të vakët, por në të dytën skuadra e drejtuar nga trajneri Armando Cungu shpërtheu duke gjetur tre herë rrugën e golit. Protagonist absolut u bë Eljo Toçi që rrëzoi malazezët në vetëm 3 minuta.

Fillimisht Toçi shënoi në të 58-tën më pas dyfishoi shifrat 3 minuta më vonë. Golin e tretë për kuqezinjtë e realizoi Kristian Shpendi duke shfrytëzuar nga një gabim në mbrojtje i skuadrës kundërshtare. Një ndeshje mjaft e mirë për kuqëzinjtë që do të ndeshen sërish me Malin e Zi katër ditë më vonë në një tjetër test miqësor.

FT| MALI I ZI-SHQIPERI 1-3

Bakiç 90+2’/ Toçi 58′, 61′, Shpendi 77′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"