VIDEO/ Shqipëria shpërfytyrohet për 30 minuta, Sllovakia na ndëshkon me tri gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2018 | 13:52

VIDEO/ Shqipëria shpërfytyrohet për 30 minuta, Sllovakia na ndëshkon me tri gola

Shqipëria e 19-vjeçarëve e ka mbyllur me humbje edhe ndeshjen e dytë, në grupin 8 eliminator ndaj Sllovakisë. Në takimin e luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit, kuqezinjtë e vegjël janë shpërfytyruar për 30 minuta.

bandicam 2018-10-13 13-50-46-703

Që në minutën e 6-të, ishte Kmet ai që përfitoi pas një mosmarrëveshje të mbrojtjes me portierin Alia. Më pas, në minutën e 30-të, po i njëjti autor shënoi edhe golin e dytë, me një kthesë të bukur nga brenda zone, ndërkohë që pas disa sekondave, u shënua edhe goli i tretë për sllovakët, nga ana e Kadak.

Kështu, pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Ukrainës, vjen edhe humbja e dytë për ekipin e drejtuar nga Erjon Bogdani. Ndeshja e fundit do të luhet ndaj Norvegjisë.

 

Sllovaki U-19-Shqipëri U-19 3-0

GOL: Kmet 6′, 30′, Kadak 32′

 

Shqipëria: Alia, Ismailgeci, Isufi, Kumbulla, Kalaj, Halili, Koçi, Karica, Lakti, Pasha, Muçi. Trajner: Erjon Bogdani

Sllovakia: Fojticek, Kmet, Vojtko, Pisoja, Kucera, Makara, Kadak, Mader, Filipiak, Martisiak, Strelec.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"