VIDEO/ Shqipëria përplaset në shtyllë, barazim i lodhur me Jordaninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2018 | 23:52

VIDEO/ Shqipëria përplaset në shtyllë, barazim i lodhur me Jordaninë

Është mbyllur në 0-0 miqësorja mes Shqipërisë dhe Jordanisë e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Pavarësisht rasteve të shumta, kuqezinjtë e Panuçit nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.

shqiperi jordani

Një barazim i lodhur, përballë një kundërshtari me të dobët se vetja. Kambanat e alarmit kanë rënë dhe tashmë na pret një sfidë tepër e vështirë në Izrael.

kombetarja shqiperia

SHQIPËRI-JORDANI 0-0

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi 0-0. 

90+4′ Balaj gjuan bukur me kokë pas topit të harkuar nga këndi, por jashtë kuadratit.

90+2′ Gavazaj provon nga distanca, por jashtë kuadratit.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90′ Ndëshkohet edhe Manaj me karton të verdhë në nerva e sipër, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj portierit, duke mos e lejuar këtë të fundit ta gjuajë topin.

85′ Shumë pran golit Shqipëria me Uzunin. Gjuajtja e futbollistit beratas, devijohet nga mbrojtësi i Jordanisë dhe përplaset në shtyllë.

79′ Andi Lila ndëshkohet me karton të verdhë për faull taktik.

74′ Goditje dënimi për Shqipërinë shumë pranë zonës, provon Balaj, por gjuajtja e tij është tërrësisht e gabuar dhe përfundon shumë larg kuadratit.

69′ Murjan provon të verë në vështirësi Berishë, por në pozicion gardiani shqiptar.

64′ Me fat Jordania. Veseli nga shumë pranë zonës herën e parë del huq, ndërsa në momentin e dytë topi ndalet nga portieri.

61′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet Binaku, në lojë Lenjani.

58′ Provojnë të rrezikojnë edhe jordanezët, por harkimi në krahun e majtë përfundon mbi portën e Berishës.

56′ Tjetër zëvendësim te Shqipëria, largohet Mavraj, në fushë debutuesi Dermaku.

bandicam 2018-10-10 21-17-18-475

52′ Pranë golit Shqipëria me Balajn, portieri kundërshtar i mohon golin shkodranit.

50′ Uzuni provon me një top për Balajn në zonë, largojnë në vështirësi mbrojtësit e Jordanisë.

47′ Shqipëria e nis në sulm edhe pjesën e dytë, Manaj provon me një gjuajtje të rrezikshme, por topi shkon jashtë kuadratit.

46′ Tre zëvendësime të menjëhershme në fillimin e pjesës së dytë. Largohen Xhaka, Grezda dhe Ramadani. Në fushë, Balaj, Ndoj, dhe Uzuni.

Mbyllet pjesa e parë, 0-0. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Aksion fantastik nga e majta, me Binakun që avancon dhe pason bukur për Manajn në zonë, ky i fundit ka gjuajtur, por ka pritur portieri.

42′ Manaj tregohet egoist dhe provon me një gjuajtje nga distanca, por gjuajtja e tij ishte tepër e gabuar.

38′ Grezda harkon në qendër të zonës, provon me kokë Binaku, por topi shkon në duart e portierit.

35′ Gabime të shumta në fazën ofensive, kuqezinjtë nuk po gjejnë dot rrugën e rrjetës.

32′ Manaj del bukur në krahun e majtë dhe provon të servirë një top në qendër të zonë, por ndërhyjnë mbrojtësit e Jordanisë.

27′ Al Samrieh ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Ramadanit.

25′ Grezda del i vetëm dhe rrëzohet në zonë, gjyqtari nuk është i këtij mendimi dhe i mohon një penallti kuqezinjve.

23′ Rrezikshëm Shqipëria me Andi Lilën, që provon me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës, topi devijohet në këndore.

21′ Ndërhyrja e tretë e ashpër e jordanezëve, gjyqtari kosovar i fal, duke mos i ndëshkuar.

20′ Shqipëria provon të rrezikojë me aksione të shpejt nga krahët, por pa sukses.

17′ Veseli kthen një top të fortë dhe të rrezikshëm për Berishën, i cili nuk e kontrollon dot. Goditje nga këndi për Jordaninë.

11′ E pabesueshme çfarë humbet Grezda, që merr një asist nga Gavazaj dhe nga shumë pranë portës ka goditur jashtë kuadratit.

9′ Veseli zëvendëson Mihajn e dëmtuar.

6′ Pranë golit Jordania, por për fat të mirë topi ka shkuar jashtë kuadratit.

Rreziku i jordanezëve on Vidnews.

5′ Atiah ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Mihajt. I pafat mbrojtësi që kërkon zëvendësim.

3′ Shqipëria hidhet menjëherë në sulm në kërkim të golit, por mbrojnë mirë jordanezët.

1′ Ka nisur takimi në “Elbasan Arena”. Interes i ulët nga ana e tifozëve.

FORMACIONET ZYRTARE: 

SHQIPËRIA: Berisha, Lila, Gjimshiti, Mihaj, Binaku, Mavraj (C), Ramadani, Xhaka, Grezda, Gavazaj, Manaj. Trajner: Kristian Panuçi

JORDANIA: Jasen, Al Basha, Shilbaja, Alarab, Khatab, Bani Atiah, Al Samrieh, Murjan, Abdullarman, Hamduni, Bakhit. Trajner: Vital Borkelmans

qewew

ATMOSFERA PARA NDESHJES (LIVE NGA ELBASANI GAZETARI: VLADIMIR MEMA):

19:50 Prenga dhe Memushaj janë 2 lojtarët e dërguar në tribunë për këtë ndeshje.

43607046_2168349770153488_6260378613078556672_n

19:20 Skuadrat dalin në nxehmje.

43697011_258494634861625_2990913193691316224_n

19:00 Atmosferë e vakët 1 orë para startit të ndeshjes.

43581255_1918392821799424_7713972155100168192_n

18:42 Skuadrat bëhen gati për të dalë në fushë dhe për të zhvilluar nxehmjen e zakonshme.

Elbasan Arena

18:30 Në stadium ka mbërritur edhe skuadra e Jordanisë.

43543635_2179809509011759_5121066390953918464_n

18:25 Kanë zbarkuar në “Elbasan Arena” edhe gjyqtarët nga Kosova, që janë caktuar për të vendosur drejtësi.

Arbirtar

18:20 Të parët që mbërijnë në stadium janë lojtarët e Kombëtares shqiptare.

Shqiperia mberrin ne stadium

18:15 Interes i ulët në biletarinë pranë stadiumit, 1 orë e 45 minuta para fillimit të ndeshjes. Në minutat në vazhdim pritet që ky sportel të mbi popullohet.

43639643_331021910993361_5393548724053999616_n

18:00 Policia e shtetit mblidhet para stadiumit ku drejtuesit ndajnë detyrat.

43581315_2132499090305771_7711339778234384384_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"