VIDEO/ Shqipëria një zhgënjim në Ligën e Kombeve, por shikoni çfarë deklaronte Panuçi pas shortit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 23:36

VIDEO/ Shqipëria një zhgënjim në Ligën e Kombeve, por shikoni çfarë deklaronte Panuçi pas shortit

Menjëherë pasi u mësua shorti për grupin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, trajneri Panuçi është shfaqur optimist dhe ka deklaruar objektivin e Kombëtares: “Ne duhet të rrezikojmë, duhet të tentojmë gjithçka për gjithçka dhe shpresoj t’ia arrijmë qëllimit. Për momentin, vëmendja jonë është te Liga e Kombeve. Më pas do të mendojmë për kualifikueset e Europianit.

panuci

E them këtë, sepse kjo është një mundësi e shkëlqyer për të shkuar në Europian. Objektivi ynë është që të fitojmë grupin në Ligën e Kombeve dhe do të provojmë deri në fund”, ka deklaruar trajneri Kristian Panuçi për gazetarin Alban Xhihani të “SuperSport” menjëherë pas shortit, më 24 janar.

ndeshjet e panucit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"