VIDEO/ Shqipëria mediokre, Norvegjia leksion Panuçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2018 | 23:03

VIDEO/ Shqipëria mediokre, Norvegjia leksion Panuçit

Kombëtarja shqiptare zhgënjeu në takimin miqësor ndaj Norvegjisë, teksa u mposht me rezultatin 0-1. Një lojë e dobët për skuadrën e Panuçit, e cila nuk goditi asnjëherë portën e kundërshtarit. Norvegjia na jep një leksion të mirë. Na mund në Tiranë me futboll të thjeshtë, por cilësor!

Goli

Ishte mbrojtësi Rosted, i cili në minutën e 71-të, kaloi në avantazh të tijët, duke i dhuruar fitoren e dytë, në 2 miqësoret e zhvilluara brenda pak ditësh. Norvegjia e dominoi të gjithë takimin, ndërsa Shqipëria nuk funksionon në asnjë repart, duke shfaqur shenja lodhje në fushë.

29547680_10208810045288630_1127184087_n

 

Të jesh trajner i Shqipërisë në këtë moment do b…, meqë Panuçit e ka qejf këtë shprehje! Shqipëria nuk është skuadër. Paraqitja e Grezdës nuk mjafton që trajneri të na bindë se është në rrugën e duhur!

SHQIPËRI-NORVEGJI 0-1

Rosted 75′ 

Ka përfunduar takimi. 

89′ Shpëton për mrekulli porta e Kombëtares, pas një zhblilancimi të mbrojtjes, 3 futbollistë norvegjezë kanë dalë të vetëm përballë Strakoshës, por portieri ka treguar reflekset duke mohuar një gol të sigurt.

79′ Provon Shqipëria me Grezdën, por gjuajtja e mesfushorit përfundon jashtë kuadratit.

70′ Pas një goditje këndi, ka përfituar qendërmbrojtësi Rosted, i cili ka gjuajtur me kokë, duke tundur rrjetën.

69′ Momente të mira për kuqezinjtë. Pas një këndoreje, topi ka shkuar tek Ajeti, i cili ka gjuajtur drejt portës, por ka rrëshqitur aty një futbollist norvegjez, duke shpëtuar portën. Vazhdon aksioni, topi shkon tek Xhaka nga e djathta, mesfushori lëshon një të djathtë potente, por mbi kuadrat.

65′ Andi Lila i sapofutur në lojë, provon me një gjuajtje potente me të majtën, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

64′ Dy zëvendësime të tjera për Shqipërinë. Largohet Hysaj i dëmtuar vendin e tij e ze Lika, largohet dhe Sadiku në fushë Andi Lila.

Hysaj

57′ Shpëton për fat porta e Shqipërisë. Pas gjuajtjes së Tarik të pritur nga Strakosha, futbollisti i Norvegjisë ka gjuajtur me kokë me Strakoshën të mundur, por topi përfundon ngjitur me shtyllën.

54′ Pranë golit Shqipëria. Rasti i parë i rrezikshëm në portën e Norvegjisë. Pas krosimit të Xhakës nga këndi, Sadiku ka goditur bukur me kokë, por topi ka përfunduar mbi kuadrat.

50′ Ashtu si e para edhe pjesa e dytë nis me sulmin e Norvegjisë, por mbrojtësi Ajeti shpëtoi gjuajtjen e Eljonuzit.

46′ Pjesa e dytë nis me zëvendësim për Shqipërinë. Largoher Roshi, vendin e tij e ze Balaj. Shiriti i kapitenit i kalon Mavrajt.

Përfundon pjesa e parë, Shqipëri-Norvegji 0-0

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Zëvendësim i detyruar për Shqipërinë, largohet nga fusha Kamer Qaka i dëmtuar, vendin e tij e ze Keidi Bare, i cili bën debutimin me fanellën kuqezi.

Qaka

41′ Tjetër moment i rrezikshëm për Norvegjinë, Ajeti dërgon në këndore, topin që po shkonte drejt sulmuesit Jonhsen.

35′ Shqipëria provon të rrezikojë me Grezdën, i cili depërton bukur nga e majta, dhe fut një top në zonë, por nuk mundet as Sadiku dhe as Roshi që ta prekë.

29′ Përsëri Norvegjia me Eljonuzin, por topi është ndalur nga Strakosha.

25′ Muhamed Eljonuzi provon me një goditje të menjëhershme drejt portës, topi përfundon jashtë kuadratit.

15′ Skuadra e Norvegjisë ushtron presion të vazhdueshëm në portën e Strakoshës. Kuqezinjtë nuk po gjejnë mekanizmin për të dalë në sulm.

8′ Lojtarët e Norvegjisë provojnë të rrezikojnë sërish, por është treguar i vëmendshëm Mavraj që ka menaxhuar mjaft mirë situatën.

5′ Shi i rrëmbyer në “Elbasan Arena”, tifozët nisin të largohen.

3′ Pranë golit skuadra e norvegjisë pas një gabimi të Arlind Ajetit, por për fat të mirë të tanëve topi ka përfunduar jashtë kuadratit.

1′ Ka nisur takimi, norvegjezët luajnë topin e parë nga qendra.

Shqipëria: Strakosha, Mavraj, Ajeti, Hysaj, Aliji, Xhaka, Qaka, Ramadani, Roshi, Grezda, Sadiku
Norvegjia: Noland, Svensson, Nordtveit, Ajer, Melind, Odegaard, Henriksen, Joanseen, Mohamed Elyuonusi, Tarik Elyuonusi, Johnsen

Formacionet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"