VIDEO/ “Turpi i Tiranës”, si e ironizuan mediat gjermane eliminimin nga finalet e Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2018 | 14:29

VIDEO/ “Turpi i Tiranës”, si e ironizuan mediat gjermane eliminimin nga finalet e Europianit

Ndërsa gërmoja nëpër video-arkivat gjermane për tematika historike që lidhen me Shqipërinë, fare rastësisht hasa tek një kronikë TV, transmetuar vetëm një ditë pasi skuadra Kombëtare e RFGJ-së ( ish-Gjermanisë Perëndimore) zhvilloi takimin e saj të kthimit në Tiranë, më 17 dhjetor 1967, ku pësoi dështimin e parë më madhor në historinë e saj të futbollit: eliminimin nga faza finale e Kampionatit Europian, që do të zhvillohej në Itali në verën e vitit 1968.

gjermani-2-1

Ajo nuk arriti të shkonte më larg se sa një barazim pa gola në një takim, i cili mund të kishte përfunduar madje edhe me një fitore për shqiptarët, sikur arbitri austriak të mos anulonte një gol të shqiptarëve.

Videokronika që shfaqet për herë të parë për publikun shqiptar, gjendet në fondin e Arkivës Federale dhe shfaq me nota ironie e sarkazme, faktin se si duhej të luante “Nationamannschaft”-i, për të fituar ndaj Shqipërisë.

Pamjet janë marrë nga “Volksparkstadion” në Hamburg dhe skenari përmban ftesën ndaj grupit të famshëm “rock” gjerman të asaj kohe, “Rattles”, të cilët vijnë për të performuar dmth. për të dëshmuar se si duhet luajtur ndaj një ekipi si Shqipëria, për të mos u eliminuar nga finalet e Europianit.

gjermani-1-1

Pas fitores tenistike të prillit 1967 në Dortmund me rezultatin 6:0 kundër Shqipërisë, tashmë Gjermanisë në letër s’i kishte mbetur vetëm se të bënte një shëtitje, duke shënuar gola në një portë të boshtatisur përballë një ekipi që do e bënte pra të ndjehej si në një arenë cirku, atmosferë e cila shfaqet dukshëm edhe në videon humoristike gjermane.

gjermani-3-1

Kronika e transmetuar në TV gjerman të asaj kohe në bardhezi, rezulton akoma e panjohur (dmth e paritransmetuar) madje edhe për publikun e sotëm gjerman, duke e bërë diskutimin me rastin e 50-vjetorit të asaj që njihet si “Turpi i Tiranës” edhe më intrigues.

gjermani-3

Ai rezultat, në statistika akoma mbetet nga ana tjetër edhe rezultati më i mirë i Kombëtares Shqiptare ndaj asaj Gjermane në të gjitha takimet e zhvilluara deri më sot, megjithëse Shqipëria më pas do të dhuronte emocione e ndeshje edhe më të bukura (humbje tragjike, por shumë dinjitoze 3:4 apo 2:3) në përballje me Gjermaninë, tashmë të ribashkuar.

 

ARMAND PLAKA / GAZETA TEMA/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"