VIDEO/ Shqipëria është e para, Cikalleshi dhe Manaj vulosin triumfin mes drithërimave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2020 | 0:00

VIDEO/ Shqipëria është e para, Cikalleshi dhe Manaj vulosin triumfin mes drithërimave

Fitorja duhej dhe fitorja erdhi. Shqipëria ka triumfuar me meritë kundër Bjellorusisë teksa është imponuar me rezultatin 3-2 në “Air Albania” duke siguruar vendin e parë në grup në ndeshjen e fundit me 11 pikë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja sigurojnë ngjitjen një vazo më lart në Ligën e Kombeve, por kanë shanse të ngjiten edhe në vazot për kualifikueset e Botërorit 2022.

cika festa2

Dopieta e Cikalleshit (gol i shkëlqyer me kokë në minutën e 19-të pas krosit të Memollës dhe 8 minuta më pas nga pika e bardhë e penalltisë) e gjithashtu goli i Manajt (44’) vulosën suksesin e kuqezinjve.

Cika Manaj Laci Gjasula

Shqipëria e nisi ndeshjen mjaft mirë, por komplikuan gjithçka sërish, vetëm kur iu dhuruam rivalëve një gol nga hiçi në minutën e 35-të. Një pakujdesi e Ismajlit nga një rivënie anësore, lëkundi disi skuadrën në pjesën e parë sepse solli edhe golin e bjellorusëve.

Për afro 10 minuta pati disi frikë, por ishte Manaj ai që thelloi diferencën në 3-1 me një gol të shkëlqyer pak sekonda nga fundi i pjesës së parë.

Rei Manaj festa e golit

Në pjesën e dytë Shqipëria mban gjithçka nën kontroll deri në minutën e 80-të, por sërish pas një gabimi në mbrojtjen kuqezi, bjellorusët shënojnë rikthehen në lojë. Shqipëria nis të vuajë më shumë se sa duhet.

Shqiperia renditja

Miqtë përpiqen të shfrytëzojnë aftësitë fizike të tyre dhe na vendosën në vështirësi serioze, por kuqezinjtë ia dolën të marrin tri pikët.

Leksionet e kësaj ndeshjeje…

– Kundër Bjellorusisë skuadra tregoi stabilitet në pjesën dërrmuese të ndeshjes, ndonëse me mungesa të rëndësishme si Hysaj, Abrashi, Bare, Roshi, apo Trashi.

– Dyshja Cikalleshi-Manaj është në përmirësim të vazhdueshëm dhe kombinimet mes tyre prodhuan edhe tre gola vendimtarë.

– Memolla dhe Doka treguan se janë alternativa shumë të mira nga krahët, ndërkohë që Laçi tregoi rritje në lojën e tij.

– Gjasula mbetet element kyç për mesfushën, po aq sa edhe Memushaj. Forca dhe grinta e të parit si dhe zgjuarsia e teknika e të dytit janë thelbësore për funksionimin e skuadrës.

– Veseli është shumë më efikas në treshen e qendrës, se sa kur spostohet nga krahët.

– Ismajlit i duhet më shumë përqendrim në ndeshje kaq delikate, sepse dy gabime janë realisht shumë.

– FSHF përfiton 1.1 milionë euro bonus dhe i ka mundësitë që të paktën të rregullojë fushën e “Air Albanias” që edhe sot ishte skandaloze.

FT: SHQIPËRI-BJELLORUSI 3-2

Cikalleshi 19′ , 27′ , Manaj 44′ / Skavish 35′ , Ebong 80′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90+2′ Uzuni ndëshkohet me karton të verdhë!

90+1′ Tjetër zëvendësim te Shqipëria, largohet Laçi, vendin e tij e merr Ramadani.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

84’ Momente paniku në portën e Shqipërisë. Kuqezinjtë shpëtojnë për mrekulli nga pësimi i golit të tretë. Sulmuesi bjellorus shpërdoron një rast të artë.

80’ GOL BJELLORUSIA 3-2/ Panik në mbrotje, kundërshtarët depërtojnë me lehtësi dhe mposhtin portierin Berisha për herë të dytë, me anë të futbollistit Ebong.

78’ Portieri i Bjellorusisë i mohon një gol të sigurt Balajt. Pas një harkim nga këndi nga ana e Uzunit, shkodrani godet bukur me kokë, por ndalet nga portieri.

76’ Laçi kombinon bukur me Uzunin, i cili provon të shënjestrojë portën, por ndalet në momentin e fundit nga mbrojtësit bjellorusë.

71’ Kuqezinjtë “flirtojnë” me golin e katërt, me anë të Qazim Laçit, i cili provon me një gjuajtje potente, por topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.

70′ Tjetër zëvendësim te Shqipëria, largohet nga fusha e lojës edhe Rei Manaj, vendin e tij e merr Myrto Uzuni.

68’ Skavish i vjedh sërish kohën Ismajlit, provon të rrezikojë me një gjuajtje, por reagon mjaft mirë mbrojtësi shqiptar, i cili devijon në momentin vendimtar në këndore.

67’ Numri 20 i Bjellorusisë Saçivko, provon me një gjuajtje potente nga distanca, ndal Berisha në dy kohë.

64’ Shqipëria kryen 2 zëvendësime. Largohet nga loja autori i dopietës, Sokol Cikalleshi, vendin e tij e merr Bekim Balaj. Gjithashtu nga fusha largohet edhe Memushaj, për t’i lënë vendin Selahit.

61’ Fantastik Berat Gjimshiti me ndërhyrjen e tij, duke larguar në këndore një rrezik të Bjellorusisë nga krahu i djathtë i portës së Shqipërisë.

59’ Kuqezinjtë e Rejës, mundohen të menaxhojnë mirë avantazhin e 2 golave, duke e ulur disi tempin e lojës.

53’ Laçi provon të shënojë në hyrje të zonës, por gjuajtja e mesfushorit shqiptar nuk është e duhura. Futbollisti merr kritika nga trajneri Reja.

48′ Bjellorusët agresivë në pjesën e dytë, shkaktojnë faulle të shumta në mesfushë.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

44’ GOOOOOL SHQIPËRIA 3-1/ Fantastik Rei Manaj. Finalizim mjaft i bukur i lushnjarit pas asistit të Gjasulës, teksa nuk fal brenda zonës, ku me një gjuajte potente, e dërgon topin në rrjetë.

42’ Memushaj provon të japë një asist fantastik nga një distancë e konsiderueshme për Manajn, por sulmuesi lushnjar, nuk arrin të kontrollojë dot topin, duke i humbur rrezikshmërinë aksionit.

39’ Tjetër tentativë e bjellorusëve me anë të autorit të golit, Skavish, por kësaj here gjuajtje e tij ndal et nga Berisha. Vuan Kombëtarja shqiptare në këto minuta.

35’ GOL BJELLORUSIA 2-1/ Miqtë ngushtojnë diferencën me Skavish, i cili përfiton nga një gabim në mbrojtje i Ismajlit, duke mposhtur Berishën. Një gol i shënuar nga hiçi që fut sërish në lojë bjellorusët.

27′ GOOOOL SHQIPËRIA 2-0/ Bomberi kavajas tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dyfishuar shifrat. Fantastik Cikalleshi.

26’ Penallti për Shqipërinë, e fiton sulmuesi Rei Manaj, pas një dueli me portierin. Penalltinë e akordon gjyqtari anësor.

19’ GOOOOL SHQIPËRIA 1-0/ Zhbllokohet sfida, Cikalleshi kalon në avantazh kuqezinjtë. Pas një harkimi të Memollës nga e majta, bomberi kuqezi nuk fal me kokë duke tundur rrjetën.

17’ Doka bën një kalim spektakolar nga krahu i madh, harkon në qendër të zonës, për Manajn dhe Cikalleshin, por askush nuk arrin ta devijojë, teksa largojnë rrezikun mbrojtësit e Bjellorusisë.

12’ Shqipëria fiton 2 goditje nga këndi. Aksioni vijon, topi shkon te Manaj që provon me një gjuajtje fluturimthi në hyrje të zonës, por topi devijohet nga Cikalleshi dhe përfundon jashtë kuadratit.

8’ Minuta të mira për kuqezinjtë, të cilët duken më kërkues duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e bjellorusëve.

4’ Tjetër rasti i rrezikshëm i tanëve. Cikalleshi provon me një goditje nga brenda zonës, topi përfundon mbi kuadrat.

2′ Start fantastik i Shqipërisë. Cikalleshi fiton një goditje dënimi në një pozicion të favorshëm. Bomberi kavajas provon me një tentativë të rrezikshme, topi shkon ngjitur me shtyllën.

1′ Ka startuar “finalja” në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: (3-5-2) Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Doka, Memolla, Memushaj, Gjasula, Laçi, Cikalleshi, Manaj. Trajner: E. Reja

BJELLORUSIA: (4-4-2) Katekeviç, Juzesçuk, Poliakov, Saçivko, Bordaçev, Ebog, Maevski, Jablonski, Sataseviç, Lisakoviç, Skavish. Trajner: M. Markhel.

PËRFITIMET

Kjo ndeshje, për vendin e pare, sjell gjithashtu një sërë benefitesh. Se pari, është kualifikimi për ne çerekfinalet e Ligës se Kombeve për këtë edicion. Vete vendi i pare sjell 1.125 milionë euro shpërblim për FSHF-në, njësoj sa shifra e pjesëmarrjes ne këtë lige. Se dyti, vendi i pare e ngjit Shqipërinë ne Ligën B për edicionin e ardhshëm, me skuadra edhe me te forta, me më tepër te ardhura etj.

Se treti, vendi i pare i jep Shqipërisë shanset për t’u ngjitur një vazo me lart referuar kualifikueseve për Botërorin 2022, bazuar ne renditjen e përfaqësueseve europiane me kriter pikërisht ecurinë ne Ligën e Kombeve. Pra, fitorja me Bjellorusinë vlen shume…

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të jetë e shtata në historinë mes dy skuadrave, duke përfshirë ato zyrtaret dhe miqësoret. Shqipëria numëron 2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje ndaj Bjellorusisë. Kuqezinjtë kanë shënuar 7 gola dhe kanë pësuar 8. Krahas barazisë në përballjet direkte, sa herë është bërë fjalë për arritje në kualifikuese, Bjellorusia e ka mbyllur gjithmonë në avantazh ndaj Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"