VIDEO/ “Shqipëria e pranishme”, flamuri kuqezi pushton rrugët e Londrës për Çelsi-Milan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 20:20

VIDEO/ “Shqipëria e pranishme”, flamuri kuqezi pushton rrugët e Londrës për Çelsi-Milan

Armando Broja do të ketë vëmendjen e pjesës më të madhe të shqiptarëve në duelin e sotëm në Ligën e Kampioneve në Londër mes Çelsit dhe Milanit. Por ka edhe tifozë shqiptarë të cilët urojnë që ai të mos jetë vendimtar për ekipin e tij në sfidën që luhet në “Stamford Bridge”.

sdfsdfsdfsdfsdffff

Këta janë tifozët e organizuar shqiptarë të Milanit të cilët ndjekin ngado ekipin edhe në aktivitetet ndërkombëtare. Ata kanë udhëtuar drejt Londrës ku i janë bashkuar një grupi mbështetësish shqiptarë vendas të skuadrës italiane dhe me krenari kanë treguar ngjyrat kuqezi, jo vetëm të milanezëve.

Flamuri shqiptar dhe një banderolë e madhe ku shkruhet “Shqipëria e pranishme”, është shpalosur në grumbullimet e tifozëve të Milanit, teksa ndiznin atmosferën para sfidës në rrugët e Londrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"