VIDEO/ Shqipëria e Bogdanit e mbyll me fitore, Kumbulla mjafton për Kazakistanin

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Mars 24, 2018 | 16:54

VIDEO/ Shqipëria e Bogdanit e mbyll me fitore, Kumbulla mjafton për Kazakistanin

Shqipëria U19 e mbylli me fitore takimin miqësor ndaj Kazakistanit U19. Ekipi i Erjon Bogdanit fitoi ndaj përfaqësueses kazake, me një gol të Kumbullës në minutën e 40-të.

shqiperi kazakistan

Për t’u veçuar edhe një goditje në minutën e 23-të nga Pasha, por që u devijua vetëm në fund nga portieri mik. Protagonist ishte edhe portierin ynë, teksa në minutën e 85-të bëri një pritje fantastike, për të ruajtur fitoren.

Kazakët e mbyllën me protesta, teksa shënuan një gol në sekondat e fundit, por që ishte dukshëm offside, dhe arbitri Alla e anulloi. Kazakët patën pretendimet e tyre si një gol i rregullt. Në fund, një fitore 1-0, për një takim që do luhet sërish, edhe ditën e martë.

111

 

SHQIPËRI U-19 vs Kazakistan U-19 1-0

Gol: Kumbulla 40′

85′ Portieri Alia bën një pritje fantastike, dhe ruan avantazhin.

Kumbulla 40′ 

Shqipëria U-19: Alia, Dragjoshi, Ismaigeci, Kalaj, Kumbulla, Rama, Liço, Halili, Pasha, Gkertsos, Gavazaj. Trajner: Erjon Bogdani

Kazakistan U-19: Ustimenko, Sovet, Shamshi, Sagnayev, Ulshin, Zhakipbayev, Skvortsov, Kashken, Usaçev, Vaganov, Aitym.





www.minuta90.com