VIDEO/ Shqipëri e pafuqishme, Shpresat përmbysen në shtëpi nga Sllovakia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2018 | 22:54

VIDEO/ Shqipëri e pafuqishme, Shpresat përmbysen në shtëpi nga Sllovakia

Shqipëria U-21 u mund me shifrat 2-3 në shtëpi nga Sllovakia U-21, në një ndeshje që pati brenda gola dhe emocione. Golit të Manajt në fundit e pjesës së parë, sllovakët iu përgjigjën me fillimin e të dytës.

shqi sllov

Por, gjithsesi, edhe pse shifrat u barazuan, ishte sërish Manaj që kaloi ekipin në avantazh. Teksa ndeshja po shkonte drejt fitores së kuqezinjve, 2 gola të sllovakëve në 10 minutat e fundit, bënë që të përmbysej totalisht rezultati.

Kështu, Shqipëria mbetet në kuotën e 6 pikëve në grupin 2 eliminator, dhe gjithçka bëhet më e vështirë për të pretenduar vendin e dytë.

shqiperia u21

 

Shqipëri U21-Sllovaku U21 2-3

Gol: Manaj 44′, 52′ / Spalek 48′, Dimun 80′, Mraz 87′

 

KOMENTI

Mbyllet takimi. Shqipëri U21-Sllovaku U21 2-3

Capture

87’ GOL Sllovakia. Gabime në mbrojtje gjatë goditjes së këndit të miqve. Mbrojtja inekzistente dhe Mraz përfiton.

86’ Sllovakia pranë golit të tretë, provojnë me kokë nga goditja e këndit, por topi përfundon jashtë.

Capture

80’ GOL Sllovakia. Barazohemi sërish, në minutat e fundit, nga një mungesë përqendrimi në mbrojtje, përfiton Dimun.

79’ Zëvendësim edhe nga Bushi, del Çekiçi, futet Hakaj.

77’ Spalek, autori i golit për Sllovakinë i lë vendin Haraslin.

76’ Aksion i gjatë i Bardhit brenda zonës, por në fund pason drejt Çekiçit. Ky i fundit godet, por portieri kundërshtar në pozicion.

71’ Çekiçi rrëzohet në zonë dhe kërkon penallti, por arbitri e ndëshkon me të verdhë për simulim.

62’ Zëvendësimi i dytë tek sllovakët. Jirka i lë vendin Cernak.

goli 2

52’ GOOOL Manaj. Barazimi zgjat vetëm 4 minuta. Seferi rrëmben një top në të djathtë, avancon bukur e kroson tokasi për Manajn, dhe ky i fundit me portën bosh nuk fal.

51’ Kallaku dhe Maloku zëvendësohen nga Bushi. Futen Bardhi dhe Fangaj.

Capture

48’ GOL Sllovakia. Spalek barazon shifrat pas një harkimi të bukur në zonë, dhe barazohemi pas një goditje fluturimthi.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Shqipëri U21-Sllovaku U21 1-0

45’ 1 minutë shtesë.

shqiperia u 21

44’ GOOOL Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë. Ceka pason bukur në zonë për sulmuesin Manaj, dhe ky i fundit nuk fal përballë portierit.

42’ Varga zë vendin e Sulek tek Sllovakia, që kryen zëvendësimin e parë, një ndërrim i detyruar pas dëmtimit të Sulek.

35’ Kombinime të bukura mes kuqezinjve, mes Kallakut, Seferit e Manajt, por topi i fundit nga Manaj shkon në një zonë ku nuk gjendet askush për ta shfrytëzuar.

33’ Goditje nga distanca e sllovakëve, tokazi, dhe Sherri devijon duke e ccuar në goditje këndi.

32’ Ndërhyrje e rëndë e Urblik ndaj Ndojit, arbitri nuk e fal dhe i tregon kartonin e verdhë.

31’ Karton i verdhë edhe për mbrojtësin Ceka.

seferi

24’ Seferi lëshon një goditje fantastike nga jashtë zonës, por portieri Rodak bën heroin përballë sulmuesit shqiptar.

22’ Manaj futet bukur nga e djathta brenda zonës, godet në një pozicion të favorshëm por devijimi i mbrojtjes kundërshtare në fund, bën që topi të shkojë në goditje këndi.

goditja denimit

12’ Goditje e fuqishme nga Sllokavia në goditjen e dënimit. Sherri në pozicion dhe ndal me siguri.

11’ Karton i verdhë për Malokun, për një mbajtje nga fanella ndaj Cernak.

6’ Sllovakët dalin rrezikshëm para me një kundërsulm, por në fund është Bare që mbyll hapësirën në zonë.

1′ Nis takimi në “Selman Stërmasi”.

shqiperi sllovaki

FORMACIONET ZYRTARE

Shqipëria: Sherri, Tafa, Ceka, Ndoj, Maloku, Toli, Kallaku, Bare, Çekiçi, Seferi, Manaj. Trajner: Alban Bushi.

Sllovakia: Rodak, Çvatal, Vavro, Hancko, Sulek, Dimun, Lesniak, Urblik, Spalek, Cernak, Mraz. Trajner: Oto Brunegraf

Gjyqtar: Stefan Apostolov (Bullgari)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"