VIDEO/ Shpërthim spektakolar nga mesfusha! Broja makineri golash, sulmuesi shqiptar gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen e… “çmendur”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2021 | 18:48

VIDEO/ Shpërthim spektakolar nga mesfusha! Broja makineri golash, sulmuesi shqiptar gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen e… “çmendur”

Armando Broja i papërmbajtshëm! Sulmuesi shqiptar është shndërruar në një makineri golash, teksa ditën e shtunë gjeti rrugën e rrjetës me ekipin e 23-vjeçarëve të Çelësit, në përballjen ndaj Uoking, ku blutë e Londrës u përmbysëm nga 0-3 në 4-3.

Broja

Broja realizoi golin e tretë për Çelsin në minutën e 45-të. Shqiptari mori një top nga 40 metra duke iu drejtuar portës falë një shpërthimi spektakolar nga mesfusha ndërsa tentoi pasimin për te Thomas, por sfera iu kthye sërish dhe sulmuesi e dërgoi më pas në fundin e rrjetës, falë një goditje të kalibruar në hyrje të zonës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-3 për Çelsin, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, skuadra e Uoking, arriti të realizonte 4 gola duke përmbysur rezultatin në takimin miqësore të zhvilluar ditën e sotme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"