VIDEO/ Shpërtheu në të qeshura kur po mbahej 1 minutë heshtje, vërshojnë kritikat ndaj yllit të Gjermanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 16:40

VIDEO/ Shpërtheu në të qeshura kur po mbahej 1 minutë heshtje, vërshojnë kritikat ndaj yllit të Gjermanisë

Një episod i pakëndshëm u regjistrua para startit të miqësores së luksit mes Gjermanisë dhe Argjentinës që përfundoi në barazim 2-2.

1 minute heshtje

Skuadra u rreshtuan në mesin e fushës për të mbajtur 1 minutë heshtje, ndërkohë që ylli i panzerave, Gnabri nisi të qeshte. Ky moment nuk i shpëtoi kamerave, teksa një lumë  kritikash vërshuan ndaj futbollistit të Bajernit për këtë gjest aspak të hijshëm. Për më tepër shihni videon e mëposhtme:


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"