VIDEO/ Shpërthejnë polemikat pas fitores së Milanit, ish-gjyqtari: Goli i avantazhit duhej anuluar, por VAR-i…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 23:46

VIDEO/ Shpërthejnë polemikat pas fitores së Milanit, ish-gjyqtari: Goli i avantazhit duhej anuluar, por VAR-i…

Milani ka fituar me shifrat 3-1 ndaj Empolit duke mbajtur hapin e Napolit kryesues. Por ndeshja nuk ka kaluar pa polemika, të cilat kanë lindur me golin e avantazhit të shënuar nga Ante Rebiç.

dfgdfgfdgfgfg

Ai nisi nga një rivënie anësore, me topin që doli jashtë fushës së lojës në gjysmëfushën e Milanit, por që u nis shumë më përpara nga Tonali në gjysmëfushën e Empolit, duke e çuar te Leao i cili më pas pasoi par kroatin.

Polemika të cilat kanë vijuar pas ndeshjes sepse trajneri Paolo Zaneti i Empolit e cilësoi një gol që duhej anuluar medoemos. Ide të cilën e ka mbështetur në studion e “Sky” edhe ish-gjyqtari italian Luka Mareli.

“Topi del tre metra pas vijës së mesfushë. Pioli merr sferën dhe ia kalon Tonali, i cili e ekzekuton rivënien anësore rreth 9 metra më përpara. Në këto raste duhet të ketë ndërrim duarsh pasi ai ka fituar shumë metra përpara. Por VAR-i nuk mund të ndërhyjë në raste të tilla”, theksoi Mareli, duke shpjeguar pse video-asistenti nuk kishte sinjalizuar shkeljen edhe pse ishte e qartë nga përsëritjet televizive.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"