VIDEO/ Shpërfytyrohet Laçi, Tirana i jep leksion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2016 | 14:30

VIDEO/ Shpërfytyrohet Laçi, Tirana i jep leksion

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA E 20-të

laci tirana 0-3Laçi – Tirana 0-3
Golat:
El.Bakaj 65′ , Muzaka 70′ , H.Almedia 80′

Formacionet

Laçi: Vujadinoviç, Souza, Buljan, Sheta, Çela, Gocaj, Veliaj,Mustafa, Sefgjini, Cetkoviç, Lushkja;
Trajner: S.Nica

Tirana: Ed.Bakaj, Smajli, Karan, Teqja, Hoxhallari, Karabeci, Muça, Malaj, Muzaka, Lika, El.Bakaj;
Trajer: I.Daja.

Arbitër: Lorenc Jemini

Goli i Gjergji Muzakës from Panorama Sport on Vimeo.

Tirana ka regjistruar fitore në përballjen e javës së 20-të të zhvilluar ndaj Laçit duke thyer “tabu”-në pas 4 vitesh në fushën e kurbinasve.  Bardheblutë kanë realizuar tre herë në portën e vendasve, me anë të Bakajt, Muzakës dhe Almedias.

Braziliani i përfolur ditën e djeshme si i larguari i Tiranës, sot ka shpërthyer në fushë duke shënuar dhe golin e tretë për skuadrën. Një debutim pozitiv për sulmuesin e kryeqytetasve.

Kjo është fitorja e katërt radhazi për skuadrën e drejtuar nga Daja, tre ndeshje kampionati dhe një në Kupë.

Tre pikë të arta për 24 herë kampionët që pozicionohen në vendin e tretë me 35 pikë, ndërsa Laçi në të 6-in me 25.

Goli i Almedias from Panorama Sport on Vimeo.

Pjesa e parë- Një 45 minutësh pozitiv për vendasit, të cilët krijojnë raste shënimi duke vendosur jo pak herë në vështërsi mbrojtjen mike, por nuk arrojnë të finalizojnë.

Kurbinasit provojnë me anë të Veliajt nga distanca dhe Çetkoviç por pa rezultat. Një goditje nga jashtë zone e malazezit “ngrin” gjakun e bardhebluve, por topi ndalet në shtyllë duke qetësuar portierin Bakaj. Ndërsa djemtë e Dajës i përgjigjen me Likën, i cili ka shansin e artë të marrë avantazhin por nuk ja del. Nuk kanë mjaftuar as minutat në vijim për të ndryshuar rezultatin në pjesën e parë, duke e mbyllur 0-0.

Pjesa e dytë- Tirana rikthet në fushë më agresive, krijon aksione dhe arrin të realizojë tre herë në portën kundërshtare. Elis Bakaj e nis goleadën, pasi ekzekuton përfekt një godije dënimi, duke lënë pa lëvizur portierin Vujadinoviç. Gol i cili rrit adrenalinën e takimit, ku nuk vonon as i dyti me firmën e Gjergji Muzakës. Dy gola të shpejtë që vënë në heshtje skuadrën e Nicës, e cila nuk ka “fuqi” të bëjë asgjë. Tekniku i kurbinasve vendos të aktivizojë portierin Selmani dhe nxjerr nga fusha malazezin, i cili largohet drejt e në dhomat e zhveshjes në shenjë “revolte”. Kur dukej se sfida ishte mbyllur, Hugo Almedia i sapo futur në lojë arrin të plotësojë tripletën triumfuese, duke çuar shifrat në 0-3.

Minutat

Akordohen 3 minuta shtesë.
90′
Karan ndëshkohet me të verdhë, i treti karton për bardheblutë.
90′
Zëvendësim tek Tirana, del Olsi Teqja, futet Ronald Gërçaliu.
88′
 Tirana merr totalisht kontrollin e lojës, luan në gjysmëfushën e kurbinasve dhe tenton të gjejë golin e katërt. 
80′ GOOL!
Shënon Hugo Almedia. Braziliani debuton me gol. Kros i Fukuit nga e majta, i vetëm përballë portierit Selmani dhe çon topin në rrjetë.
almedia71′
Trajneri Nica zëvendëson portierin Vujadinoviç, futet Selmani.
70′ GOOL!
Muzaka realizon golin e dytë për bardheblutë. Kros nga e majta për Muzakën në zonë, i cili kontrollon topin dhe e çon në portë.
muzaka68′
Del Elis Bakaj, futet Hugo Almedia.
65’GOOL!
Goditje dënimi për Tiranë. Bakaj gjuan fuqishëm drejt portës dhe çon topin në portë duke lënë pa “lëvizur” portierin Vujadinoviç.
bakaj63′
Kurbinasit luajnë më mirë, krijojnë raste por nuk arrijnë të finalizojnë.
57′
Elis Bakaj shkakton faull ndaj Ademir, ndëshkohet me të verdhë.
56′
Zëvendësim te Tirana, del Lika futet Fukui.
55′ 
Mundësi e artë për Laçin, Mitraj pason një top për Gocajn në zonë,i cili i vetëm përballë portierit Bakaj nuk ja del. Gjuan por pret gardiani i bardhebluve, më pas Hoxhallari largon topin nga zona. 
48′-52′ 
Lojë e përqëndruar në mesfushë, nuk mungojnë tentativat nga të dy skuadrat për të gjetur rrjetën. 
Starton pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë 0-0.
Akordohet 1 minutë shtesë.
39′
Smajli shkakton faull ndaj Lushkjës, ndëshkohet me të verdhë.
35′
Goditje këndi për Tiranën. Krosim i lartë, grushton Vujadinoviç.
31′
Zëvendësim tek Laçi,del Sefgjinaj, futet Mitraj.
25
‘ Aksion i Tiranës, mundësi e artë, Muzaka kroson një top për Likën, shkodrani godet fuqishëm drejt portës brenda në zonë por pret Vujadinoviç, mbrojtësit vendas largojnë topin nga zona. 
18′
Laçi shfaqet agresiv në gjysmëfushën e Tiranës, Mustafa provon të godasë por ndal Karan, tenton dhe Veliaj nga distanca por largojnë miqtë.
13′
Goditje këndi për Laçin. E ekzekuton Veliaj, krosim i lartë brenda zonës, tenton lehtë Çela por largon Muça. 
07′
minuta lojë, vendasit e nisin mirë, qarkullojnë topin dhe tentojnë të depertojnë në zonën e bardhebluve.
03′
Rast i parë për Laçin. Çetkoviç gjuan fuqishëm nga jashtë zone por topi ndalet në shtyllë.
Starton sfida

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"