VIDEO/ Shpejtësi, forcë, saktësi, ja si Broja ndëshkon kundërshtarin në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2020 | 18:38

VIDEO/ Shpejtësi, forcë, saktësi, ja si Broja ndëshkon kundërshtarin në fushë

Armando Broja ka fituar respektin dhe duartrokitjet e disa prej mediave angleze për paraqitjet e tij bindëse në fushë me Çelsin U19 dhe Çelsin U23.

Armand Broja Shpresa

Futbollisti i Shpresave ishte protagonist në fitoren e 23-vjeçarëve të Çelsit kundër bashkëmoshatarëve të Totenhemit në derbin e Londrës. Pas një trekëndëshi mes 3 lojtarëve të Çelsit, sulmuesi 18-vjeçar depërton brenda zonës kundërshtare duke goditur fuqishëm topin brenda portës. Portieri kundërshtar nuk pati asnjë shans ta ndalonte goditjen.

Ndërsa me 19-vjeçarët e Çelsit, Broja është kthyer në lider duke shënuar 9 gola në 9 takime.

Ai konsiderohet njëri prej talenteve shqiptarë më premtues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"