VIDEO/ Shpallen 10 golat më të bukur të Ligës së Europës për këtë sezon, shqiptari renditet në vendin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2022 | 14:17

VIDEO/ Shpallen 10 golat më të bukur të Ligës së Europës për këtë sezon, shqiptari renditet në vendin e dytë

Liga e Europës luajti aktin e saj finale, me Frankfurtin që u shpall kampione pasi mposhti Rejnxhërsin me anë të 11-metërshave. Pas kësaj UEFA ka shpallur lojtarin më të mirë të këtij kompeticioni, talentin më të mirë dhe gjithashtu golin më të bukur.

mergim berisha

Ky çmim i fundit u fitua nga kapiteni i Napolit, Lorenco Insinje, i cili me golin e shënuar ndaj Legias së Varshavës në fitoren 3-0 në shtëpi, realizoi me anë të një gjuajtje të bukur në zonë.

Vendi i dytë mbahet nga shqiptari që luan për Gjermaninë, Mërgim Berisha, i cili realizoi një gol fluturimthi përballë Antverpit.

Podiumin e mbyll Pepe për Porton, në golin përballë Lionit në atë barazim 1-1.

Lista e plotë:

1 Lorenco Insinje (Napoli 3-0 Legia)

2 Mërgim Berisha (Antverp 0-3 Fenerbaçe)

3 Pepe (Lion 1-1 Porto)

4 Munir (Sevija 1-0 Uest Hem)

5 Mislav Orsiç (Uest Hem 0-1 Dinamo Zagreb)

6 Rafael Borre (Barcelona 2-3 Frankfurt)

7 Galeno (Mixhyland 3-2 Braga)

8 Karl Toko Ekambi (Rejnxhërs 0-2 Lion)

9 Mirko Ivaniç (Crvena Zvezda 1-0 Ludogorets)

10 Kristofer Nkunku (Rejnxhërs 3-1 Lajpcig)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"