VIDEO/ Shokun e Gjasulës nuk e mbajnë nervat, futet në tribunë dhe përplas tifozin për tokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 11:04

VIDEO/ Shokun e Gjasulës nuk e mbajnë nervat, futet në tribunë dhe përplas tifozin për tokë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme, në ndeshjen për Kupë në Gjermani, mes Dinamo Dresden dhe Hamburgut, ku luan mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula.

toni-leistner-hsv_vqlnyatmh3ie1913hxwonktpc

Pas përfundimit të ndeshjes, mbrojtësi i Hamburgut Toni Leistner, nuk e ka kontrolluar dot veten, teksa është futur në tribunë ku ndodhej një numër i vigël tifozësh dhe është përplasur me njërin prej tyre.

I nervozuar në maksimum, nga humbja 4-1, por sipas tij edhe nga provokimi që i ishte bërë nga tifozët, ai është futur në tribunë dhe është kapur keq me njërin prej tyre, duke e përplasur për tokë.

Një veprim aspak i hijshëm për një lojtar ky, aq më tepër që Leistner në të kaluarën ka luajtur për 4 sezone për Dinamo Dresdenin. Me shumë mundësi në drejtim të lojtarit do të ketë një dënim të rëndë nga federata, pasi veprimi i tij ndaj tifozit është i pajustifikueshëm.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"