VIDEO/ Te Atletiko shqetësohen për titullin, mesfushori i Levantes realizon supergol nga mesi i fushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 18:31

VIDEO/ Te Atletiko shqetësohen për titullin, mesfushori i Levantes realizon supergol nga mesi i fushës

Atletiko Madrid hedh sërish hap fals në kampionatin spanjoll. Bardhekuqtë e drejtuar nga Diego Simeone u mposhtën 0-2 në shtëpi nga Levante, e cila i merr 4 pikë brenda 3 ditëve. Por, ajo çfarë do të mbahet mend nga takimi i sotëm, është dhe supergoli i dytë i Levantes në minutën e 90’+5.
sfidaaa
Portieri i Atletikos Jan Oblak la portën të boshatisur për t’i ardhur në ndihmë skuadrës në mënyrë që të barazohej sfida në goditjen e fundit të këndit, por ndodhi krejt e kundërta. Mesfushori Markos Lorente gabon në pasim dhe mesfushori i krahut të Levantes Jorge De Frutos vjedh topin dhe vrapon me shpejtësi. Duke parë kthimin pas të Oblak, de Frutos godet thuajse nga mesi i fushës dhe shënon golin e dytë.

Kjo sfidë u mbyll në mënyrë të hidhur për “Los Colchoneros”, të cilët pretenduan se goli i dytë i Levantes duhej të anulohej pasi përpara tij u shkaktua penallti për Atletikon, por arbitri e konsideroi golin të vlefshëm dhe mbylli sfidën 0-2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"