VIDEO/ Shmanget tragjedia, zjarr në stadium pas kualifikimit të Prishtinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2018 | 22:14

VIDEO/ Shmanget tragjedia, zjarr në stadium pas kualifikimit të Prishtinës

Pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Evropës ndërmjet Prishtinës dhe Europa FC, një pjesë të ccatisë së stadiumit ‘Adem Jashari’ e ka kapluar zjarri.

18920711_1540916685919045_7311033321034644972_n-650x358

Në fakt, një nga reflektorët e stadiumit është djegur dhe flaka ka filluar të përhapet. Megjithatë, reagimi i shpejtë i punonjësve ka bërë që zjarri të lokalizohet dhe të mos marrë përmasa më të mëdha. Kujtojmë se të martën Drita në po këtë stadium do ta luajë duelin e raundit të parë të Ligës së Kampionëve ndaj Malmos prej orës 20:45.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"