VIDEO / Shmanget tragjedia në Premier Ligë, lojtarët e Totenhem i shpëtojnë jetën tifozit të Njukasëll
Dy futbollistët e Totenhem, Serxhio Reguijon dhe Erik Dajer, sot janë kthyer në heronj të vërtetë. Jo për skuadrën e tyre siç mund të mendohet duke i siguruar në rezultat të rëndësishëm, por duke i shpëtuar jetën një tifozi të ekipit kundërshtar.
Në minutën e 40 të sfidës, Reguijon shkoi menjëherë të gjyqtari dhe i bëri me shenjë që të ndërpriste ndeshjen. Ai i tregoi se kishte ndodhur diçka në tribunë dhe se kishte pikasur një tifoz i cili kishte pasur probleme shëndetësore.
Nga ana tjetër, Dajer shkoi te pankina e Njukasëll dhe i kërkoi mjekut të vendasve që të merrte menjëherë defibrilatorin dhe të shkonte në atë tribunë pasi një tifoz me siguri kishte pësuar infarkt.
Ndeshja u ndal dhe mjeku i Njukasëll vrapoi me defibrilator drejt tribunës, duke ndihmuar që të stabilizohej ky tifoz, i cili më pas u dërgua në spital.
Sfida rifilloi pas pak minutash, me tifozët e Njukasëll të cilët në këmbë përshëndetën me duartrokitje dy futbollistët heronj të skuadrës kundërshtare.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"