VIDEO/ Shkruhet historia, shikoni supergolin e mesfushorit nga 56 metra distancë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 14:45

VIDEO/ Shkruhet historia, shikoni supergolin e mesfushorit nga 56 metra distancë

Mesfushori i Kolumbus Kru, Lukas Zelarajan ka shkruar historinë në MLS duke shënuar një gol të mrekullueshëm.

1232

Në minutën e 36-të të aksionit kundër Sharlot FC, Zelarajan u rreshtua për të kryer një goditje dënimi, por që në fund rezultoi të ishte goli më i bukur.

Teksa portieri ishte rreth 15 metra larg vijës së tij, topi i kaloi sipër kokës duke përfunduar në rrjetë.

Sipas “MLS Communications”, Zelarajan shënoi golin më të gjatë nga gjuajtja e lirë në ligë që nga fillimi i mbajtjes së statistikave në vitin 2010.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"