VIDEO/ Shkoi për të qetësuar situatën, ish-kampioni i peshave të rënda në boks godet me grusht një klient të acaruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2022 | 18:40

VIDEO/ Shkoi për të qetësuar situatën, ish-kampioni i peshave të rënda në boks godet me grusht një klient të acaruar

Ish-boksieri Xhuliu Francis, i cili tani punon si një roje sigurie, është regjistruar ku godet me grusht një klient të acaruar.

465465

Ish-kampioni i peshave të rënda, i cili në vitin 2000 u ndesh dhe me Majk Tajsonin, tani është në krye të sigurisë së një qendre tregtare në zonën e Uemblit në Angli, ku u desh të ndërhynte për të qetësuar një klient që po shkaktonte telashe. Megjithatë metoda e tij për të qetësuar situatën krijoi polemika të shumta.

Policia hapi një hetim për 57-vjeçarin, i cili e pranoi se veprimi i tij ishte një “budallallëk” në Gjykatën e Magjistraturës në Bromlej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"