VIDEO/ “Shko q* gjyshen tënde”, ish-mbrojtësi i Barcelonës ofendon Halandin dhe rrezikon dënimin e rëndë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 0:09

VIDEO/ “Shko q* gjyshen tënde”, ish-mbrojtësi i Barcelonës ofendon Halandin dhe rrezikon dënimin e rëndë

Bundesliga u rikthye ditën e shtunë, pas një pause afro 3 mujore, për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Dortmund-Shalke ishte kryendeshja e javës, teksa verdhezinjtë triumfuan me rezultatin 4-0. Në këtë përballje nuk munguan as momentet pikante.

haland

Në minutën e 23-të, para kur rezultati ishte i bardhe 0-0, u regjistrua një episode epik, ku protagonist ishte sulmuesi Haland dhe mbrojtësi i huazuar nga Barcelona, Todibo. Ky i fundit gjatë një goditje këndi ka zgjedhur të shajë bomberin norvegjez nga gjyshja me synimin për ta shpërqëndruar.

“Shko q* gjyshen tënde” shprehet mbrojtësi, i cili u dëmtua më pas duke dalë nga fusha para kohe. Ky ofendim pritet t’i kushtojë rëndë mbrojtësit të Shalkes që pritet të dënohet për këtë veprim aspak të hijshëm. Ky episod ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe nuk është pritur aspak mirë nga fansat e Haland.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"