VIDEO/ “Shkërmoqen” Shpresat, ekipi i Bushit mundet me 4 gola nga Franca

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2019 | 22:58

VIDEO/ “Shkërmoqen” Shpresat, ekipi i Bushit mundet me 4 gola nga Franca

Shqipëria U-21 u mund me shifrat e thella 4-0 përballë moshatarëve të tyre të Francës, të zhvilluar ditën e sotme në transfertë.

bandicam 2019-09-05 20-56-03-109

Takimi pa vendasit totalisht dominues, teksa që në fillim kërkonin me doemos golin e zhbllokimit, por diccka e tillë erdhi vetëm në minutën 43-të, pas një penalltie të shkaktuar nga Shehu. Prej 11 metrave, Guiri nuk gaboi me Selmanin përballë.

bandicam 2019-09-05 22-34-52-435

Në pjesën e dytë, pas shumë ndërrimeve të teknikut Alban Bushi, erdhi edhe goli i dytë i francezëve, ku Eduardo shënoi pas një ngatërrese të Mersinajt në zonë. Në minutën e 89-të, Franca shënoi sërish me Eduardon, ndërsa goli i katërt erdhi në minutën e parë shtesë, me kokë nga goditja e dënimit.

 

 

FT | Franca U21 – Shqipëri U21 4-0

GOL: Guiri pen. 43′, Eduard 78′, 89′ Zagadu 91′ / 

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Franca U21 – Shqipëri U21 4-0

91’ GOL FRANCA 4-0/ Goli i katërt për vendasit. Shënon me kokë Zagadu pas një goditje këndi.

90′ 3 minuta shtesë.

89’ GOL FRANCA 3-0/ Shënojnëe edhe të tretin francezët. Pas një topi të gjatë, është Diabi që kontrollon topin, më pas, ai pason tek Eduard, i cili me të djathtën nuk fal.

78’ GOL FRANCA 2-0/ Shënojnë edhe të dytin vendasit. Pas një harkimi nga e majta Mersinaj ngatërrohet brenda zone, dhe është Eduard që nuk fal.

63’ Vazhdojnë zëvendësimet. Dalin Muçolli, Shehu e Kolaj. Futen Bullari, Lleshi dhe Imeri.

57′ Kryen ndërrimin e tretë Bushi, futet Pëllumbi në vendin e Ndreckës.

53′ Ndëshkohet me kartonin e verdhë Muçollin.

46′ Nis pjesa e dytë. Ademi dhe Vrioni mbesin në dhomat e zhveshjeve, futen Broja dhe Xhixha.

Mbyllet pjesa e parë. Franca U21 – Shqipëri U21 1-0

45+1’ Në një goditje këndi, topi shkon te Kamara në shtyllën e dytë. Mbrojtësi godet me të majtën, por topi kalon gjithë pasqyrën e portës dhe përfundon jashtë.

45′ 1 minut shtesë.

43’ GOL FRANCA 1-0/ Nuk gabojnë “gjelat” nga pika e bardhë. Shënon Guiri.

42’ Ndërhyrje e rrezikshme e Shehut brenda zone, penallti për francezët.

1′ Nis takimi.

 

FORMACIONET

FRANCA U21: Lafont, Amian Adu, Kamara, Zagadu, Koca, Luza, Bernede, Sumare, Reine-Adelaide, Diabi, Guiri. Trajner: Silvian Ripoll.

SHQIPËRIA U21: Selmani, Maloku, Bajrami, Mersinaj, Ndrecka, Shehu, Mucolli, Mala, Kolaj, Ademi, Vrioni. Trajner: Alban Bushi.

bandicam 2019-09-05 20-58-56-873

bandicam 2019-09-05 20-57-53-997

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"