Video/ Shkëndija shkëlqen në kampionat, tripletë para Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 19:01

Video/ Shkëndija shkëlqen në kampionat, tripletë para Milanit

Humbja me rezultatin e thellë 6-0 në “San Siro” ndaj Milanit, nuk e ka demoralizuar aspak skuadrën e Shkëndijës. Pas fitores bindëse në kampionat në javën e parë ndaj rivalëve të Vardarit, kuqezinjtë e Qatip Osmanit kanë arritur një tjetër fitore, kësaj here në transfertë ndaj Shkupit me rezultatin 0-3.

Shkendija

Tetovarët kaluan në avantazh në minutën e 49-të me anë të mesfushorit Alimi, ndërsa në minutën e 62-të, njeriu gol i kësaj skuadre, Besart Ibraimi dyfishoi rezultatin. Për golin e tretë mendoi talenti 22-vjeçar Marjan Radeski në minutën e 79-të, i cili i vuri dhe “kapakun” sfidës.

Në sfidën e radhës në kampionat Shkëndija do të presë Akademinë Pandev në Tetovë, ndërsa ditën e enjte do të luajë në Shkup ndeshjen prestigjoze ndaj Milanit, e vlefshme për raundin “play off”  të Ligës së Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"