VIDEO/ Shkëndija mundet nga Rosenborgu, por shpresa ende nuk ka vdekur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2018 | 22:50

VIDEO/ Shkëndija mundet nga Rosenborgu, por shpresa ende nuk ka vdekur

Shkëndija u mund në ndeshjen e parë të fazës “play-off” në Europa League ndaj Rosenborgut, me shifrat 3-1. Tetovarët, pësuan të tre golat që në pjesën e parë, në vetëm tre goditje nga norvegjezët.

shkendija

Ekipi i Qatip Osmanit ia doli të shënonte vetëm një herë, edhe pse pati disa mundësi, duke mos treguar inferioritet përballë Rosenborgut. Goli i vetëm që jep ende shpresë për një kualifikim në ndeshjen e kthimit, u shënua nga Xhunior në minutën e 76-të.

Tashmë, një javë më pas, në sfidën që tetovarët do ta luajnë në shtëpi, do të kërkohet përmbysja e madhe, ku duhet një fitore me të paktën dy gola diferencë, për të arritur historinë, dhe për të prerë një biletë në fazën e grupeve të Europa League.

 

 

Rosenborg-Shkëndija 3-1

GOL: Jebali 11′, Bendtner 15′, Levi 44′ / Xhunior 76′

Xhunior 76′

Levi 44′

Bendtner 15′

Jebali 11′

 

FORMACIONET

Rosenborg: Hansen, Hedenstad, Hovland, Reginiusen, Meling, Jensen, Lundemo, Konradsen, Levi, Jebali, Bendtner.

Shkëndija: Zahov, Murati, Musliu, Adili, Xhunior, Mici, Totre, Alimi, Nafiu, Emini, Ibraimi. Trajner: Qatip Osmani

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"