VIDEO/ Shkëndija “fiket” në Austri, tetovarët ndëshkohen tri herë nga Salcburgu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2018 | 20:59

VIDEO/ Shkëndija “fiket” në Austri, tetovarët ndëshkohen tri herë nga Salcburgu

Shkëndija u mposht pastër, 3-0 në ndeshjen e parë në turin e tretë eliminator në Champions League, nga ekipi austriak i Salcburgut. Tetovarët u ndëshkuan dy herë që në pjesën e parë, ku të dy golat i shënoi Dabur, nga ku një me 11-metërsh.

salzburg shkendija

Ndërkohë, në të dytën ishte Samaseku, i cili shënoi gjithashtu me një penallti tjetër. Përballë një kundërshtari të një niveli shumë të lartë, Shkëndija duket se luan vetëm për prestigj ndeshjen e kthimit në Maqedoni, dhe tashmë me siguri mendon për fazën play-off në Europa League, ku do të luajë për të siguruar grupet e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian.

 

 

Salcburg-Shkëndija 3-0

GOL: Dabur pen. 17′, 45+3′, Samaseku pen. 80′

 

Mbyllet ndeshja. Salcburg-Shkëndija 3-0

84′ Karton i kuq për Junuzoviç, teksa mori të dytin e verdhë.

80′ Samaseku shënon edhe golin e tretë për Salcburgun, sërish me penallti.

Mbyllet pjesa e parë. Salcburg-Shkëndija 2-0

45+3′ Dabur shënon golin e dytë pas një goditje dënimi.

17′ Salcburgu menjëherë në avantazh, Dabur shënon nga pika e bardhë.

16′ Penallti për Salcburgun, Totre e shkakton pasi humb topin brenda zone.

1′ Nis ndeshja në Salcburg.

 

 

FORMACIONET

Salcburg: Stankoviç, Lainer, Ramalho, Pongraçiç, Ulmer, Junuzoviç, Samaseku, Ulf, Shlager, Jabo, Dabur. Trajner: Marko Rose

Shkëndija: Zahov, Bejtulai, Musliu, Adili, Murati, Alimi, Totre, Selmani, Nafiu, Zhunior, Ibrahimi. Trajner: Qatip Osmani.

Capture1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"