VIDEO/ Shkëlzen Gashi rikthehet protagonist në Amerikë, asist në fitoren e Kolorados

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2018 | 11:46

VIDEO/ Shkëlzen Gashi rikthehet protagonist në Amerikë, asist në fitoren e Kolorados

Shkëlzen Gashi po rigjen pak nga pak formën e tij më të mirë në Major League Soccer. I aktivizuar në pjesën e dytë të sfidës, Gashi u bë protagonist në fitoren 3-2 të Colorado Rapids ndaj Minnesotas. Vetëm 5 minuta pasi kishte hyrë në fushë, futbollisti shqiptar shërbeu me një asist perfekt Mason i cili realizoi duke barazuar shifrat në 2-2 dhe duke i hapur rrugë suksesit të Colorados.

gashi

Jahmir Hyka ndërkohë u hodh në fushë vetëm në minutën e 78-të në barazimin që San Jose Earthquakes arriti në transfertë përballë Real Salt Lake.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"