VIDEO/ Shkëlqimi i Lullakut, sulmuesi shqiptar “abonohet” me golin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 17:29

VIDEO/ Shkëlqimi i Lullakut, sulmuesi shqiptar “abonohet” me golin

Sulmuesi shqiptar, Azdren Lullaku është duke kaluar një moment të shkëlqyer në ligën e dytë rumune me skuadrën e Konkordias. 32-vjeçari gjeti sërish rrugën e rrjetës, në triumfin 4-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Pandurit.

bandicam 2020-09-20 17-28-49-336

Lullaku hapi serinë e golave në minutën e 30-të të takimit, duke kaluar në avantazh Konkordian. Ky ishte goli i 3-të në 4 javët e para të kampionatit për ish-sulmuesin e Kombëtares, që është shndërruar në lider te skuadra e ti e re. Momentalisht Konkordia renditet në vendin e 3-të me 8 pikë në 4 ndeshje, teksa ka si objektiv ngjitjen në elitën e futbollit rumun.


View this post on Instagram

⚽️⚽️⚽️❤️??

A post shared by Azdren Llullaku 7️⃣⚽️❤️ (@llullakuazdren) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"