VIDEO/ Shkëlqeu kundër Atletiko Bilbaos, Kamavinga i’u vjedh zemrat tifozëve madrilenë me veprimin e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2023 | 20:44

VIDEO/ Shkëlqeu kundër Atletiko Bilbaos, Kamavinga i’u vjedh zemrat tifozëve madrilenë me veprimin e fundit

Mesfushori francez i Real Madridit, Eduardo Kamavinga shkëlqeu mbrëmjen e djeshme kundër Atletiko Bilbaos. Collage Maker-23-Jan-2023-08.32-PM

Pas ndeshjes, ai dha një deklaratë për mikrofonat e La Ligas teksa në fund e mbylli me fjalë në spanjisht: “Jo jo” dhe më pas u largua duke qeshur.

Ky veprim i tij iu ka vjedhur zemrat tifozëve madrilenë pasi u shprehën se: “Ai është djali ynë”, “është e pamundur të mos e duash” ose “më pëlqen, është djalë super i mirë”.

Edhe pse i kritikuar prej disa kohësh, francezi iu është kundërpërgjigjur të gjithëve me formën e treguar ndaj Vijarealit në Kupën e Mbretit dhe ndaj Atletikos në kampionat.

PANORAMASPORT.AL