VIDEO/ Shkëlqen Rubin Hebaj, Kombëtarja e Bushit mposht Maltën në “Selman Stërmasi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 23:40

VIDEO/ Shkëlqen Rubin Hebaj, Kombëtarja e Bushit mposht Maltën në “Selman Stërmasi”

Shqipëria U-21 mposhti Maltën U-21 me rezultatin 2-0 në takimin miqësor të zhvilluar në “Selman Stërmasi”. Një dominim i skuadrës kuqezi që arriti të gjente 2 herë rrugën e rrjetës me anë të Rubin Hebajt dhe mesfushorit të Shkëndijës së Tetovës, Imeri, i cili ktheu në gol penalltinë e fituar nga shkodrani i Partizanit.

bandicam 2018-11-16 19-35-21-396

Në pjesën e dytë, rritmi i lojës ra ndjeshëm, teksa të 2 trajnerët kryen zëvendësime të shumta, që ndikuan në mënyrë të drejtpërdrejtë tek loja. Vlen për t’u përmendur aktivizimi i mesfushorit Esat Mala, i cili tronditi traversën në pjesën e dytë, falë një goditjeje mjeshtërore.

bandicam 2018-11-16 19-44-43-016

Skuadra mike provoi të shënonte te paktën një gol në fundin e ndeshjes, por hasi rezistencën e portierit Dajsinani që ishte në një formë të mirë.

SHQIPËRI U21-MALTË U21 2-0

55′ Mala lëshon një predhë nga jashtë zone, topi përplaset në traversë dhe bie mbi vijën fatale. Futbollistët shqiptarë pretendojnë se sfera e ka kaluar vijën, por gjyqtari Xhaja nuk është i këtij mendimi.


45′ GOOOOL SHQIPËRIA 2-0. Mesfushori Imeri që aktivizohet te Shkëndija e Tetovës, gjuan saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dyfishuar rezultatin. 

44′ Penallti për Shqipërinë. Hebaj pengohet në zonë nga Sansone, nuk ka dyshime për gjyqtarin Xhaja, 11-metërsh.

bandicam 2018-11-16 19-35-49-980

35′ GOOOOOL SHQIPËRIA 1-0. Rubin Hebaj ka gjetur rrugën e rrjetës, pas një aksioni model dhe kombinimeve të shumta, sulmuesi i Partizanit ka gjuajtur bukur në hyrje të zonës duke shënuar. Në tribunë i pranishëm edhe trajneri Gega si dhe drejtori Olsi Rama. 

33′ Mundësinë e artë për të shënuar e ka mesfushori Muçolli, i cili del i vetëm përball portierit Vella, por ky i fundit nuk lejon që topi të shkojë në rrjetë, duke neutralizuar një gol.

Shqipëria U21: Dajsinani, Kryeziu (Xhemaili 78′), Mersinaj, Tafa, Maloku (Lleshi 81′), Selahi (Mala 45′),  Muçolli, Imeri (Fazlliu 72′), Kallaku (Shefiti 72′), Kolaj, Hebaj (Zeka 73′).
Trajner: A. Bushi

Malta U21: Vella, Pulis, Borg, Guijamie, Zamit, Sansone, Busutil, Shembri, Berman, Zerafa, Brinkat.
Trajner: S. Vella

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"