VIDEO/ Shkëlqen Mançester Junajtid, zona Champions është vetëm 1 pikë larg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 23:22

VIDEO/ Shkëlqen Mançester Junajtid, zona Champions është vetëm 1 pikë larg

Mançester Junajtid ka siguruar triumfin e katërt radhazi në kampionat, duke mposhtur me rezultatin 0-3 Aston Vilën në sfidën e vlefshme për javën e 34-t të Premier Ligës. Një triumf tepër i rëndësishëm për “Djajtë e Kuq”, të cilët tashmë e shohin veten vetëm 1 pikë larg vendit të 4-t që mbahet nga Lestër.

jUNAJTID

Bruno Fernandes hapi serinë e golave për skuadrën e Solskjaer në minutën e 27-të, ndërkohë që Grinud dyfishoi shifrat në fundin e pjesë së parë. Për t’i vendosur kapakun sfidës mendoi Pol Poba në minutën e 58-të.  Në sfidën e radhës Junajtid do të pres Sauthempton në shtëpi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"